I pakënaqur ka dalë deputeti demokrat Myslim Murrizi pas takimit me kryeministrin Edi Rama për çështjen e ndryshimit të sistemit dhe hapjen e listave.
Myslim Murrizi premtoi edhe njëherë se opozita parlamentare nuk do të votojë asnjë pazar mes dy partive të mëdha duke kërkuar nga ana tjetër dhe administratë zgjedhore jopolitike.
“Kryeministri vazhdon ta ketë marrëveshje me ata që gatuan këtë sistem zgjedhor që iu mohuan të drejtën e votës qytetarë. Nuk votojmë asnjë pazar që kërkohet të shitet si marrëveshje, në kurriz të sovranitetit të votës. Ata kanë hall pushteti. Shqiptarët kërkojnë të zgjedhin me votën të tyre përfaqësuesit që meritojnë.
Nuk votojmë asnjë lloj buzëkuqi apo arnimi të kodit zgjedhor nëse nuk preket ligji 68 i Kushtetutës, nëse nuk hapen listat për kandidatët për deputetët dhe nëse nuk shkojmë zbatimit pikë për pikë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për administratë zgjedhore dhe jo militantë partiakë në kutitë e votimit.
Z.Murrizi , mbahu fort pas ketyre qe thua , se ke me vete shumicen e shqiptareve .
Votën time e meritove, mos u dorëzo deri në fund. Kush duron fiton.
Bravo Murrizi vertet keto partite dojne vetem interesat e veta jo te popullit sepse rrethi po ju ngushtohet dhe tani ata mbrojne njeni tjetrin. Mos leshoni pe se bile te dihet se dikush po kerkon te drejta per popullin e jo per hajdutet dhe interesat e tyre.
ME NE FUND DOLI NJE BURRE ME BOLE DHE NE SHQIPERI ME DUKET.