Tirana humbi dje ndaj Kukësit dhe ia bëri detyrim vetes fitoren e derbit. Bardheblutë sfidojnë Partizanin të premten, që është edhe derbi i katërt dhe i fundit i këtij sezoni.
Dy skuadrat kanë interes të madh për të triumfuar në këtë ndeshje për shkak të objektivave sezonalë.
Tirana dëshiron titullin, ndërsa Partizanit i duhet përfaqësimi në Europë dhe këta synime kalojnë nga ndeshja e ardhshme.
Edhe pse do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të masave kundër Covid-19, organizatorët kanë zgjedhur të luhet në orarin dhe stadiumin më të mirë.
Partizani-Tirana do të zhvillohet ditën e premte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Zgjedhje kjo e detyruar për shkak të problemeve të “Selman Stermasit” me ndriçmin, që e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjeve gjatë orareve të darkës.
qenka zbulu amerika
qenka zbulu amerika