Neymar “stratosferik”, ja transferimet më të shtrenjta sezonale të këtij shekulli

8 Korrik 2020, 18:51Sport TEMA

Neymar është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror. Ylli brazilian la Barcelonën në verën e vitit 2017 dhe kaloi te parizienët për shumën rekord të 222 milionë eurove. Nëse ai qëndron mbi të gjithë në këtë drejtim, çdo edicion ka pasur “mbretin” e vet të merkatos, për të cilin klubi përkatës ka paguar më shumë.

Më poshtë po ju njohim me futbollistët më të shtrenjtë të çdo sezoni në këtë shekull, transferuar në verë. Pra, nga viti 2000 e këtej. Sikurse mund të evidentohet në çmimet e mëposhtme, Real Madridi kryeson për nënshkrimet më të shtrenjta sezonale në shekullin e 21-të. Spikasin emra të shquar si Zidane, Figo, Beckham, Ronaldo, Pogba, Bale etj.

Sezoni 2000-2001

Luis Figo arriti te Real Madridi nga Barcelona për 60 milionë €.

Sezoni 2001-2002

Zidane arriti te Real Madridi nga Juventusi për 77.5 milionë €.

Sezoni 2002-2003

Rio Ferdinand u bashkua me Manchester United nga Leeds United për 46 milionë €.

Sezoni 2003-2004

David Beckham mbërriti te Real Madridi nga Manchester United për 37.5 milionë €.

Sezoni 2004-2005

Didier Drogba iu bashkua Chelsea nga Olympique Marseille për 38.5 milionë €.

Sezoni 2005-2006

Michael Essien arriti te Chelsea nga Olympique Lyon për 38 milionë €.

Sezoni 2006-2007

Andriy Shevchenko shkoi te Chelsea nga Milani për 43.88 milionë €.

Sezoni 2007-2008

Fernando Torres arriti te Liverpool nga Atlético Madrid për 38 milionë €.

Sezoni 2008-2009

Robinho arriti te Manchester City nga Real Madridi për 43 milionë €.

Sezoni 2009-2010

Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madridi nga Manchester United për 94 milionë €.

Sezoni 2010-2011

Fernando Torres mbërriti te Chelsea nga Liverpool për 58.5 milionë €.

Sezoni 2011-2012

Javier Pastore shkoi te PSG nga Palermo për 42 milionë €.

Sezoni 2012-2013

Thiago Silva u bashkua me PSG nga Milani për 42 milionë €.

Sezoni 2013-2014

Gareth Bale mbërriti te Real Madridi nga Tottenham për 101 milionë €.

Sezoni 2014-2015

Luis Suárez mbërriti te Barcelona nga Liverpool për 81.72 milionë €.

Sezoni 2015-2016

Kevin de Bruyne arriti te Manchester City nga Wolfsburgu për 76 milionë €.

Sezoni 2016-2017

Paul Pogba u rikthye te Manchester United nga Juventusi për 105 milionë €.

Sezoni 2017-2018

Neymar theu çdo rekord me transferimin te PSG, nga Barcelona, për 222 milionë €.

Sezoni 2018-2019

Kylian Mbappé shkoi te PSG nga Monaco për 145 milionë €.

Sezoni 2019-2020

João Félix iu bashkua Atlético Madridit nga Benfica për 126 milionë €.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje