Mbi 2 000 vëzhgues dhe dhjetëra gazetarë të huaj për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

9 Korrik 2020, 11:27Rajoni TEMA

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin mbi 2 000 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Sipas KSHZ-së, sot është dita e fundit për vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë që të mund të paraqiten për monitorimin e zgjedhjeve.

Deri tani janë akredituar gjithsej 2 148 vëzhgues, prej të cilëve 2 018 vendas dhe 130 të huaj.

Midis vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar, sipas informacionit të postuar në faqen e internetit të KSHZ-së, 47 janë nga OSBE/ODIHR, ambasada e SHBA-së do të ketë 40, IFES katër, ambasada franceze 13, ambasada hungareze 10, Shqipëria 4, Austria dhe Zvicra 3, Bullgaria dhe Mali i Zi nga 2 dhe ambasadat e Holandës dhe Kanadasë nga një vëzhgues.

Për informimin për zgjedhjet deri tani janë akredituar edhe dhjetëra gazetarë të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje