Eurodeputetja akuzon Vuçiç: Gënjeu për rastet me COVID-19, e ka mendjen te pushteti

8 Korrik 2020, 17:39Rajoni TEMA

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, akuzon ashpër presidentin serb, Aleksander Vucic, për manipulim të shifrave të pandemisë.

Ajo shkruan në Twitter se kreu i shtetit ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve për përfitime elektorale.

“Duket se Vucic gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta.

Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.

Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë.

1 komente në “Eurodeputetja akuzon Vuçiç: Gënjeu për rastet me COVID-19, e ka mendjen te pushteti”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Me pelqeka kjo… Vetem te verteten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje