Presidenti francez: Normalizimi mes Serbisë dhe Kosovës element thelbësor i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

8 Korrik 2020, 13:08Rajoni TEMA

Presidenti francez, Emmanuel Macron priti kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Europian të të dy vendeve, thuhet në njoftimin për shtyp të pallatit presidencial francez, Elysee.

”Me iniciativën e Macron dhe Merkel, më 10 korrik do të zhvillohet një samit me video-konferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe për të lejuar Bashkimin Europian të lehtësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Ky samit pason atë të Berlinit të 29 prillit 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën për konsolidimin e stabilitetit në Ballkan dhe forcimin e lidhjeve të me Bashkimin Europian.

Në këtë samit do të jenë Macron, Merkel, presidenti serb Vuçiç, kryeministrin Hoti, përfaqësuesin i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell si dhe përfaqësuesi Special i BE për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Macron dhe Hoti gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe promovimin e frankofonisë në Kosovë”, përfundon deklarata e Elysee.

4 komente në “Presidenti francez: Normalizimi mes Serbisë dhe Kosovës element thelbësor i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”

  1. Gjon says:

    Avdullah urdho pasha pasi ta turqizosh kosoven futi dhe nji francizim se del serb

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Pas 20 e ca vitesh, akoma flasin per “normalizim”.. Bjeri defit. Po thote ai po, dhe hajt me te mira. Bezdia rradhes.. Doni te beni dallim?!?! Perkrah civilizimet pro perendimore dhe jo servilizimit klientelist. Prandaj po shkaterroheni. Keni humbur identitet se per cfare qendroni..

  3. Eri says:

    Franca perzihet ne keto pune per te zezen e shqiptareve.

  4. Al says:

    Me ligj nje me emrin Abdullah nuk duhet te jete kryeminister…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje