Vuçiç i sheh protestat të frymëzuara nga forcat e huaja: Po ndodhin para nisjes në Paris

8 Korrik 2020, 20:13Rajoni TEMA

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, e ka përshkruar situatën në Serbi si të qëllimshme, me dirigjim të disa fuqive që duan destabilitet dhe kërkojnë që pozitën e serbëve ta dobësojë edhe para dialogut me Kosovën. Ka akuzuar shërbime të shteteve të rajonit, pa përmendur emra, por ka thënë se për këtë ka informacione shërbimi serb.

“Kishte vetëm një qëllim, që t’i bëjë dëme Republikës së Serbisë dhe ta ngarkojë edhe më shumë delegacionin ë Serbisë në udhëtimin në Paris dhe Bruksel dhe të mos jemi të fuqishëm ashtu siç do të ishim në këto bisedime”.

Vuçiç nuk ka dyshim se këto protesta nuk kanë të bëjnë me pandeminë dhe ka paralajmëruar që nuk do të ketë orë policore. Gjithsesi, dhuna nuk do të tolerohet, siç tha Presidenti serb, shteti do t’u kthejë përgjigje fuqishëm.

“Nuk keni të drejtë të rrezikoni jetët e policëve, të futeni në organet shtetërorë pasi Serbia nuk do ta tolerojë këtë. Askujt nuk do t’ia lejojmë të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në Serbi”. 

Vuçiç nuk është përgjigjur nëse në protesta ka patur shtetas të Malit të Zi dhe Rusisë. Gjatë protestave në Serbi janë lënduar mbi 60 protestues dhe policë, kurse autoritetet e rendit kanë arrestuar 24 persona.

3 komente në “Vuçiç i sheh protestat të frymëzuara nga forcat e huaja: Po ndodhin para nisjes në Paris”

  1. Xxl says:

    Si vellai EDI Rama edhe ky Alexander VUCIC

  2. Kuq e zi says:

    Lojrat e bia-s tende po i kuptoj dhe une i gjori
    Sa here qe zotrote gjendet ne pozite te veshtire me kosoven orkestroni lojra me puce gjoja se nqs firmosni rrezikohet rendi i mbrendshem i serbise
    Me kujtohet vite me pare qe negocionit ne bruksel u gjet nje makine plot me arme afer shtepise tende edhe atehere e shitet se po ju rrezikohej jeta
    Ndersa sot sapo deshtoi pazari thaci-rama po e njejta loje

  3. ibra says:

    po plotesisht e sakte komenti tek z, “Kuq e Zi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje