Përurimi i memorialit të Holokaustit, ambasadorja Yuri Kim: Histori e besës shqiptare, një komb i tërë punuan për të shpëtuar hebrenjtë

9 Korrik 2020, 10:03Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim,  u shpreh se një komb i tërë punuan për të shpëtuar hebrenjtë, duke e konsideruar “histori të besës shqiptare”.

E pranishme në ceremoninë e përurimit të Memorialit të Holokaustit, tha se historia e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, është frymëzuese.

Pas ngritjes në pushtet të fuqisë së Hitlerit, shqiptarët strehuan me qindra hebrenj nga e gjithë Europa, duke i shpëtuar ata nga vdekja e sigurt. Kur pushtuesit kërkuan një listë të qytetarëve hebrenj nga qeveria shqiptare, ata refuzuan. 

Shqiptarët nga të gjithë sferat e jetës, u bënë të gjithë bashkë, një komb i tërë, punuan për të shpëtuar hebrenjtë, për të shpëtuar miqtë e tyre.

Është me të vërtetë një histori frymëzuese e kurajës e ndjerit, e besës shqiptare. Jam shumë krenare që qeveria e SHBA, ka mundësi të vlerësojë guximin e popullit shqiptarë përmes këtij memoriali. Do të doja të falënderoja popullin shqiptar, që na dha një shembull të ndritshëm. 

Le ta bekojmë të gjithë kujtimin e popullit të Shqipërisë që veproi me vetëmohim për mbrojtjen e miqve të tyre hebrenj. Ky memorial na kujtoftë gjithmonë vlerën e veprimeve të tilla. U frymëzofshim nga kuptimi i miqve tanë shqiptarë e hebrenj për humanizmin”, tha Yuri Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje