Komisioneri për Zgjerim i BE: Është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë

10 Korrik 2020, 12:00Rajoni TEMA

Evropa dështoi në Srebrenicë dhe ne ndjehemi të turpëruar, tha komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Duke folur të premten para Parlamentit Evropian, Varhelyi tha se “gjenocidi në Srebrenicë mbetet një plagë e hapur në zemër të Evropës”.

“Ajo vazhdon të na ndjekë. Vazhdon të na kujtojë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të ndodhë përsëri. Prandaj, është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”, tha Varhelyi.

Komentet vijnë në prag të 25-vjetorit të masakrës, që shënohet të shtunën.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, zonën që ishte e shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

“Është po ashtu detyra jonë që të sigurojmë dhënien e përgjegjësisë. Drejtësia duhet të vihet dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për masakrën, duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Njëzetepesë vjet më vonë, është më urgjente se kurrë që t’i jepet fund mosndëshkimit për kryerësit e krimeve të luftës”, tha Varhelyi para Parlamentit Evropian.

Në një postim në Twitter, ai tha se përmes procesit të pranimit, “BE-ja do të vazhdojë ta shoqërojë Ballkanin Perëndimor drejt pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe të begattë për të gjithë njerëzit e rajonit”.

5 komente në “Komisioneri për Zgjerim i BE: Është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”

  1. Ceni says:

    Genocidin ne Srebrenice e bene serbet. Ata qe doni ti fusni ne BE. Se kriminelet s’mund te rrine jashte BE.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Te denosh vrasesit eshte me mire se te kujtosh te vraret.

  3. Zeni says:

    Jane njisha me vra naten dhe me qa diten….
    Fajtoret i ke ulur anash teje mjeshter: francezet kryesisht po edhe hollandezet….si per Srebrenicen edhe per Kossoven

  4. pa dy fytyra says:

    kujto edhe Libine ne natos
    hitlerin gjerman

  5. meta says:

    Të dënosh vrasësin përkujton viktimën.
    Që 25 vjetë vetëm gënjejnë. Jo vetëm ketë, por shpërblyen mohuesit e kësaj masakre, njërin me cmim Nobel.
    Në cdo gazetë e media elektronike mbrenda BE -së, dirdhej lotë për zezakun amerikan që u vra nga polici i bardhë amerikan. Në kohë pandemie edhe protestuan me dhunë në Londer, Paris, Berlin etj po për 8000 të vrarë gra,fëmij e burra evropian nuk më kujtohet që ka protestu dikush me aq dhunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje