Sherr me shokët e skuadrës, reagon lojtari i Partizanit: Boll me lajme të rreme, ja si është e vërteta

10 Korrik 2020, 16:19Sport TEMA

Dejan Boldor ka reaguar rreth lajmeve që janë shkruar ditën e sotme për të ku bëhej me dije që qendërmbrojtësi i Partizanit është transportuar në spital së bashku me motrën e tij.

Një konflikt i çastit me shokun e skuadrës, Erald Çinarin për shkak se ky i fundit u infektua me COVID-19 nga rumuni, është bërë shkak që informacione të ndryshme të përhapeshin me shpejtësi.

Pikërisht për këtë ka reaguar shtatlarti i kryeqytetasve që përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se gjithçka është e rremë.

Ai nuk ndodhet në spital për shkak të sherrit me shokun e skuadrës sikurse është shkruar në media, përkundrazi ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

“Boll shkruajtët lajme të rreme. Jam mirë, jam në shtëpi. I kam marrë të gjitha masat kundër COVID-19”, shkruan lojtari i Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje