”Un president, ti kryeministër”, Rama i përgjigjet Bashës: Lul merre me qetësi, s'të bëj dot kryeministër se s'jam populli që e vendos këtë

10 Korrik 2020, 15:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili tha se Rama i ka propozuar që të bëhet vetë president dhe kryedemokrati kryeministër.

Përmes një shënimi në twitter teksa përgënjeshtron këtë deklaratë të Bashës, Rama shprehet me ironi se nuk e bën dot Lulin kryeministër se “s’jam Populli që e vendos këtë”.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja.

Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!

Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”– shkruan Rama. (TemA)

14 komente në “”Un president, ti kryeministër”, Rama i përgjigjet Bashës: Lul merre me qetësi, s’të bëj dot kryeministër se s’jam populli që e vendos këtë”

  1. Ilda says:

    Ai propozim ishte mareveshja e Berishes me Fatos Nanon ne vitin 1992,ne Trieste dhe ne vitin 2005, dhe tani diversioni i Lulit per te percare socialistet, qe u kuptua qe kur i qau hallin Ps se do ta shkaterroje Rama.

    Fatos Nano nuk u be asnjehere president.Por Edi Rama nuk eshte Nano. Ai nuk punon kunder Shqiperise.
    Dy here qe Pd ishte ne pushtet, dhe vetem fatkeqesi solli,
    Kujtojme 1997, pastaj Gerdeci, 21 janari. shitja e detit, dhe ne 2013 la toke te djegur.
    Sa me shume leshime ti beje Pd aq me keq eshte per vendin.

  2. Haka Tekizoti says:

    Luli është një koqe “e zgjuar”. Me këtë deklaratë mendon se arrin dy gjëra: e para, mendon se Rama e merr si propozim dhe ky propozim e josh; e dyta, nëse nuk e josh, atëherë mendon se thagmën e tij “të zgjuar” do ta hajë Meta, i cili, meqë ka qejf të rizgjidhet edhe një mandat tjetër, po që i prish punë
    “pretendimi” i Ramës do nxehet keq, do t’i përvishet Ramës, do ta zhdukë nga faqja e dheut e kështu i hapet udha Bashës për t’i zënë vendin. Alamet aguridhje mbeti ky djalë.

  3. Zhzh says:

    PARA GJIGAND LERE LULIN TE SHOHE ENDRA ME SY HAPUR.
    7X7=42
    LULKA JONE DO NA ULE ÇMIMIN PER 1 LITER ENERGJI.

    1. Jugori says:

      Mëkatar je sido ta kthesh por për vendimin e sotëm të jap bërrylin “dorën” dhe mundësisht shto edhe depolitizimin e administratës zgjedhore, të paktën do besh diçka që njerëzit do ti japin mbashtetje PS në mos ty si kryeministër

  4. Endri says:

    O Ramazon. Mos tall bythen se e Ke thene. Marveshjet kto pun kan paçka se luli ja kput si kau peles se nuk ka arrit moshen e pjelurise.

    PO QE JE NJE KAR ME ZILE KTE NUK TA MOHOJM DOT SIÇ PO MOHON TI KTE QE SAPO THE.

  5. Trotski says:

    Lul-SumKapuçi po e tregon dhe njehere vedin qe eshte Idiot Noterik -Sheh Endra me Sy hapur..Uzurpimi i Tij ne PD ,si “Dhurate” nga Sale Krimineli eshte Pocaqia me e madhe qe i ka ndodhur PD.Me kete Delenxhi ne Krye PD eshte e destinuar te sherbeje gjithmone si Garniture ne Politiken Shqiptare.

  6. nafija ..e pamposhtur says:

    po pra nuk je populli që e vendos këtë
    por mund të jesh kryeministri që bën shtet
    që i jep fund korrupsionit dhe ndëshkon krimin etj etj

    ne kemi nevojë për kryeministër jo për një që merret me lulin 42:7=7

    zoti Kryeministër nuk na mjafton të mos jesh hajdut ti vetë
    na mjafton të vendosësh drejtesi dhe të bësh shtet
    lëre komentin 200 mijë leksh

  7. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Zoti. Kryeminister jepi popullit te haje buke se luli eshte mesuar te fleje edhe me sy hap edhe me sy mbyll

  8. PO , PO says:

    Prej adhuruesit te krye kuislingut Mit`hat Frasheri mund te pritet gjithecka !
    Pse , kush e besonte pak kohe me pare qe kusari Ilir Floriri do behej president ?

  9. Zgjoheni nga gjumi kete kryeministrin, mjaft pa endra, se dhe sikur populli t’a doje e ta votoje , s’e le baca , te ulet ne ate karige !

  10. Loku says:

    Prandaj thote Luli do te behem Kryeminister shpreson se do ta beje Rama.
    Aty rri Lul me ate mendje se do te beje.

  11. Suka says:

    Nga keto plehra pritet c’do gje.Bile llogarisin dhe k/kuvendi te jete Monika.Hajde lume shqiperija.Por mire na bejne kur ne jemi mete vertet dele.

  12. Suka says:

    Putin-Mendejev, Mendejev-Putin.

  13. J-32 says:

    I ka dërguar Rama mesazh Lulit me Gjiknurin ‘më mirë mos të hapim listat o Lul se unë ty do të bëj kryeministër dhe vetë do bëhem president???
    Hahahaha
    Ty të ka gjet apostafat Saliu mor Lul.
    Jo vetëm që je hajdut xhepist maskara për ditë me diell , por je mashtrues dhe aktor holliudian kur vjen puna për të na shfaqur në theatro pretendimet idioteske më të mëdhaja , më të papara e më të padëgjuara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
    Po ti jo vetëm që e shkatërrove përfundimisht PD-në me urdhër të Saliut madje edhe emrin që ka mbetur po ja heq zvarrë që ti harrohet.
    Mbreti i përjetshëm , kryemafiozi Rama kur trashëgoi pushtetin bëri marëveshje me babain shpirtëror të mafies Saliun.
    Pika e parë ishte që Saliu të mbante ‘lirinë’ në këmbim të shkrirjes së PD-së.
    Kërkesa tjetër e Saliut ishte që Meta si çun i mirë të mbrohej dhe e mbrojtën me titullin president.
    Tani o Lul që ti e përfundove porosinë e Saliut me sukses dhe PD-në e eliminove përfundimisht , kocka e radhës ( kërkesa e Saliut për ty) vjen nga mbreti Rama. Kryeministër nuk të bën dot ai mor Lul se atë post e adhuron, por me lista të mbyllura ti kalon te PS.. mer mandat deputeti e bëhesh zv. Kryeministër dhe ministër I jashtëm. Ruçi do bëhet president dhe Meta kryetari i ‘ri’ I opozitës.
    Ky është rrotacioni yt more qelbanik??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje