Një nga deklaratat e Luli Bashës dje ishte ajo që kishtë të bënte me grupin prej 6 vetash që deklaruan se për të mirën e integrimit, do votojnë amendamentet e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin.
Ja çfarë tha Luli Basha:
“Asnjë nga personat që zunë vendet e opozitës nuk përfaqëson asnjë parti të koalicionit opozitar, por vlerësoj qëndrimet e tyre të shprehura dje, si një shërbim ndaj interesit publik dhe zbërthim të qartë të çmendurisë së Edi Ramës“.
Këtë tha Luli Basha!
Ata të 6 që kanë filluar agjerimin në Kuvend dhe që besojnë se Luli do i ringjalle tek listat e qershorit, me sa duket nuk qenkan fare në “listën” e Lulit!
Fjalori i përdorur në fakt i ngjasonte atij që ofrohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ata deklaruan se e bëjnë për integrimin!
Të besosh se Luli Basha do të të ringjallë, është gjë e rëndë në fakt.
Por Luli nuk u doli për zot! Ruana Zot!
Mos vallë ata të gjashtë po e presin ringjalljen nga LSI?!?!
Paska edhe më keq! Dhe më e keqja është që ta besosh në ringjalljen nga LSI.
Nëse nuk janë paguar me CASH, i këshillojmë të nxitojnë.
Se andej nga LSI nuk kalon asnjë lloj integrimi. Ata sot po punojnë që të hyjnë vetë tek lista e Luli Bashës.
Vështirë që të ketë vend për të gjjithë. Se Kuvendi 140 karrige ka!
Dhe nuk është çudi që me ndryshimet kushtetuese të bëhen 100!(CNA)
ME VJEN KEQ PER NJE BOLE DEPUTET,QE BERTET NGA MENGJESI DERI NE DARKE,PER LULIN,QE KUR U FUT NE PARLAMENT,NUK LA GJE PA THENE KUNDER TIJ DHE TANI NA U HOQ SI SHPETIMTARI NDRYSHIMEVE,PO ME CDUKEN BATHET,NUK DO JA VARE KUSH,SE LLOJ I TIJ JANE PA BYTH,JANE TE PA BESUSHEM DHE DO NA E LENE JASHTE LISTAVE,SI LIPE SHTOGU DHE ATEHERE DO FILLOI PRAP TE VJELLE VRER,KUNDRA LULIT,LE MA QE PO U BE ME LISTA TE HAPURA,DO SHKOJ PER LESH FARE,KY UDHEHEQESI I MADH
Edhe 100 jane shume!!A do kete mundesi te jene nga 60 _ 80 deputet.Dhe keta te jene deputet qe te paguhen sipas vendi te punes dhe jo parazit.Model i parlamentit Izraelit .