FOTOT: 148 të vdekur në 24 orë, por të rinjtë britanikë nuk duan t'ia dinë

12 Korrik 2020, 20:24Lifestyle TEMA
FOTOT: 148 të vdekur në 24 orë, por të rinjtë

Në ditën kur në Britani u shënuan 148 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi, me qindra të rinj mbushën lokalet mbrëmjen e së shtunës.

Masat e sigurisë as që bëhej fjalë të zbatoheshin, ndërsa disa prej tyre e kaluan natën duke fjetur në rrugë, për shkak të abuzimit me alkoolin.

Krahasuar me një javë më parë, viktimat në 24 orë janë dyfishuar në Britani, ndërsa autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për zbatimin e masave.

Ndërkohë, këtë të diel, ministri për kabinetin qeveritar, Michael Gove, u shpreh se mbajtja e maskave mbrojtëse në dyqane nuk do të jetë e detyrueshme në Angli.

Ai theksoi se mbajtja e maskës në ambiente publike është një sjellje e mirë që hyn në praktikat bazike.

Deri tani, në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën rreth 45 mijë persona nga koronavirusi, ndërsa të prekurit janë më shumë se 290 mijë.

4 komente në “FOTOT: 148 të vdekur në 24 orë, por të rinjtë britanikë nuk duan t’ia dinë”

  1. BOND 007 says:

    Po pse genjeni kot more ku i merrni kto lajme.Sot me 12.07.2020 kane vdek 21 kurse dje faktikisht 148.Mos i ngaterroni ditet te sotme me te djeshmen ok.

  2. Liza says:

    Po ku kane pergjegjisi Anglezet er Covid 19 kur gysma jane te pire e gjysma tjeter te droguar!Ata nuk dijne gje ç’fare po ndodh rreth vehtes se tyre!Ja a ka pasqyre me te mire se keto foto!

  3. H says:

    Shkoni more loqe drejtoni rininë tuaj që i keni të gjithë drogaxhi dhe prostituta se Britania e zgjidh vetë. Shikoni qimen ke tjetri, jo traun që ju ka zënë sytë

  4. Alban says:

    Po pse moj Liza sipas teje ne Britani duhet te pushoj jeta.Ketu eshte lene ne ndergjegjjen e njerezeve.Por mos harro se ketu nuk puthen nga 20 here me njeri-tjetrin sa here takojne dike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje