Thaçi në Hagë, Haradinaj: Nuk ekziston asnjë gjyq që mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë

13 Korrik 2020, 12:25Rajoni TEMA

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ish- luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë edhe pse s’ka gjyq që të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar.

Ai shton se lufta e popullit shqiptar rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë dhe vlera nuk ka për t’i humbur pavarësisht përpjekjeve për të dëmtuar.

“Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë.

Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi. 

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.”- shkruan Haradinaj.

2 komente në “Thaçi në Hagë, Haradinaj: Nuk ekziston asnjë gjyq që mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë”

  1. Klimax says:

    Nga e ka “mesuar” ky se ne Hage “do te gjykohen perpjekjet e nje populli per te jetuar i lire”?!!!

  2. Baliu says:

    Taqi i prapambetur, Ramushi e Lima moti e kan kaluar gripin e Hages.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje