Nis dhënia e granteve për rindërtimin në Tiranë, Rama: Përfitojnë 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive

14 Korrik 2020, 11:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë.

Nga këto grante përfitojnë përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë, 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive.

“Aktualisht Bashkia Tiranë ka 5.6 milionë dollarë në proces dhe nga ana tjetër jemi në procesin e fillimit konkret në terren të punës për ndërtimin e shtëpive.

E gjithë çështja është që qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë pasi bashkia po i bën miratimet me lote dhe janë dy mbledhjet e tjera të këshillit bashkiak ku do të miratohen 5100 dosje të tjera përveç këtyre që po lëvrohen fondet drejtpërdrejtë për familjet e dëmtuara.

Sot që flasim kemi në total nga bashkitë e prekura nga  tërmeti 19 880 përfitues të ndarë në 3 kategori sipas dëmeve të banesave.

E fundit që kam lidhur me procesin për të nisur zbatimin në ndërtimin e banesave kolektive merr pak më shumë kohë se ndërtimi i shtëpive individuale.

Në bashkinë  e Tiranës do të fillojë dhe shembja e godinave të pabanueshme dhe të parindërtueshme dhe të gjithë banorët do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë herë më të mira”, tha Rama. (TemA)

 

1 komente në “Nis dhënia e granteve për rindërtimin në Tiranë, Rama: Përfitojnë 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive”

  1. Grante Cabal PPSH says:

    Grante per banesa individuale ?
    Grante per banesa kolektive?

    Rroft Ismael Kemali i Arnauteve!

    Ene Xhibuti ka aeroporte dhe hekurudha pervec Papua New Guniea, lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje