Një gjykatës i shtetit Nju Jork hoqi të hënën masën e përkohshme që i ndalonte mbesës së Presidentit Donald Trump të botonte një libër që ofron një pamje jo të favorshme të presidentit amerikan dhe familjes së tij.
Gjykatësi Hal Greenwald i Gjykatës së Lartë të shtetit Nju Jork, në Poughkeepsie, refuzoi kërkesën për të ndaluar publikimin dhe anulloi masën e përkohshme të ndalimit që kishte lëshuar më 30 qershor ndaj Mary Trump dhe firmës botuese “Simon & Schuster”, pas kërkesës së paraqitur nga Robert Trump, vëllai i presidentit.
Firma “Simon & Schuster” pritej ta nxirrte librin në vitrina të martën.
Robert Trump kishte thënë më parë se botimi i librit, të titulluar “Me tepri dhe kurrë mjaftueshëm: Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës”, do të shkelte një marrëveshje konfidencialiteti për pronat e babait të tij, Fred Trump Sr., i cili vdiq në vitin 1999. Mary Trump, me profesion psikologe, është mbesa e Fred Trump-it.
“Krahas faktit se libri është botuar dhe shpërndarë në sasi të mëdha, të urdhërosh Mary L. Trump-in në këtë pikë do të ishte jokorrekte dhe nuk do të shërbente për asnjë qëllim”, tha Gjykatësi Greenwald në vendimin e tij.
“Nuk do të kishte efekt… Duke cituar vendimin në çështjen Shtetet e Bashkuara kundër Bolton, 2020, ‘Me sa duket, kali nuk ka dalë thjesht jashtë hambarit, ai ka dalë jashtë vendit’,” shkruajti ai.
Avokati i Mary Trump-it, Theodore Boutrous, tha në një deklaratë: “Gjykata veproi drejt duke refuzuar përpjekjen e familjes Trump për të shtypur mesazhin thelbësor politik të Mary Trump-it për çështje të rëndësishme të interesit publik”.
Avokatët për zotin Robert Trump nuk u bënë menjëherë të disponueshëm për komente. Botimi i librit vjen ndërsa presidenti republikan kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany e ka përshkruar atë si “libri i të pavërtetave”.
Nëpërmjet formimit të saj në psikologji, Mary Trump konkludon në libër se presidenti ka të ngjarë të vuajë nga narcizizmi dhe çrregullime të tjera klinike dhe se u nxit drejt suksesit nga një baba që ushqente ato tipare.
Ajo shkruan për një “familje me keqfunksionim dëmtues”, të mbizotëruar nga një patriark, Fred Trump, i cili tregoi pak interes për pesë fëmijët e tij, përveçse që të përgatiste një trashëgimtar për biznesin e tij të pasurive të patundshme.
Në fund të ditës, ai vendosi për Donald-in, shkruan ajo, duke vendosur se “arroganca dhe bullizmi” i djalit të tij të dytë do t’i vinte në ndihmë në këtë detyrë dhe ia inkurajoi këtë.
Wufu, Nexus, Luani dhe trapistat e tjere te Temes, a mos balle edhe kjo paguhet nga demokratet? Apo ndodhta edhe kjo genjen si Bolton? Ne fund vjen pyetja; perse kaq shume njerez te afert te deficientit Trap, po nxjerrin te dhena kaq delijate per ate? Vetem Hitleri kishte kaq shume kundershtare, ndodhta me pak se ky karabushi juaj.
Wufu, Nexus, Luani dhe trapistat e tjere te Temes, a mos balle edhe kjo paguhet nga demokratet? Apo ndodhta edhe kjo genjen si Bolton? Ne fund vjen pyetja; perse kaq shume njerez te afert te deficientit Trap, po nxjerrin te dhena kaq delijate per ate? Vetem Hitleri kishte kaq shume kundershtare, ndodhta me pak se ky karabushi juaj. ?