U fituan 500 mijë euro, dalin detaje nga bastet e Bylis-Tirana

14 Korrik 2020, 13:41Sport TEMA

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana ka përfunduar në hetim nga ana e Komisionit të Etikës, teksa dyshohet si e trukuar. Kjo për shkak se në pjesën e parë bardheblutë fituan me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën u përmbysën me dy gola.

Sipas Top Channel në ndihmë të hetimit ka mbërritur edhe një dosje nga ana e UEFA-s, e cila tregon mënyrën se si janë vendosur bastet.

Sipas Top Channel vihet re se janë tre mënyrat në të cilat janë vendosur bastet. 2/1, pra që në pjesën e parë fiton Tirana dhe në të dytën fiton Bylisi, tjetri bast i preferuar ka qenë lart me gola, që do të thotë shënohen më shumë se tre gola.

Ndërsa, ka pasur edhe një tjetër bast të preferuar atë 1-sh, që do të thotë fitore e Bylisit. Kështu, në total nga bastet e vëna janë përfituar në total 500.000 mijë euro. Ndaj, raporti e cilëson ndeshjen si të fiksuar.

7 komente në “U fituan 500 mijë euro, dalin detaje nga bastet e Bylis-Tirana”

  1. yp Xhixh says:

    E hongri Tironcica

    1. Qytetar says:

      Po, e sigurt. Siç e hëngri edhe Skënderbeu. Asnjë titull nuk i hoqën. E Jo më dënine të tjera. Atë gjobën e paguan bashkia Korçë se ajo e ka në pronësi. Krahasoje pak me atë dënim që mori Juventus para ca vitesh. Asgjë nuk do ndodhë. Titullin do e marrë Tirana se pazari është bërë. Sa të jetë me pëlqimin e Don Armandos asgjë nuk do ndodhë. Nëse nuk bindesh apo del nga vatha e “bariut të mirë” Armando atëherë po që ke probleme të mëdha që mund të çojnë deri në shkrirje të klubit dhe vjedhje të ambienteve. Uroj që mos e kapë ndonjë plan pallatesh edhe ato fushat atje tek qyteti nxënësve se sikur po afrohen pallatet edhe andej. Do na ngeli edhe naltmadhnia pa fushë dhe ku të mbytemi pastaj.

  2. Shqiptari says:

    Eshte fatkeqesi e madhe qe sporti,futbolli ne veçanti ka rene ne dore te llumit.Ky sport kaq popullor dhe argetues ne tere boten,eshte kthyer ne nje mjet bixhozi,trukimi dhe fitimi nga horra.Eshte urgjent dalja e nje ligji te rrepte per sportin,kete pasuri publike,e cila perdoret poshtersisht nga llumi si mjet fitimi jo ligjore,duke u tallur me tere tifozerite.Jane pasuri publike,staiumet,fushat sportive,qendrat stervitore,pallatet e sportit,klubet dhe skuadrat perketese shumesporteshe.Nese do shohim me kujdes se çfare ka ndodhur me klube si Vllaznia,Tomorri,Elbasani,Dinamo,me Bezhdilat dhe plehrat e Kavajes,me Peqinin,me Skenderbeun e Korçes,Flamutari,me Gjirokastren,pa llogaritur llumerat ne klube dhe skuadra te kategorive inferiore,nga Veriu ne Jug,ku shume”Presidente”prhen ne varr nga plumbat,te tjere kane lene lekuren burgjeve dhe gjykatave,te tjere jane zhytur ne borxhe dhe baste e lloto,dhe te tjere ne poshtersi trukimesh dhe pazaresh me njeri-tjetrin,per fitim dhe biznes.Kjo e ke çuat futbollin shqiptar ne kete gjendje qe eshte sot,duke e vrare cilesisht,duke shkaterruat garen,duke u tallur me tufozetinr dhe duke i kene klubet ne mjerim dhe shkaterrim total.Nderhyrja ligjore duhet bere me dore te hekurt dhe kjo oasuri e nadhe kombetare duhet te organizohet mbi baza ligjire,duke ua hequr nga dora llumeravr te shoqerise qe fillojne nga FSHF,qe eshte Mafia,te institucionet e liges,gjykatat,arbitrazhi,kolegji i qelbur i arbitrimit dhe deri ne klibe e shoqeri private sportive.Nuk do vonoje kjo dite kur tifozeria te shkoje ne stadiumr dhe fusha sportive dhe te shohin ne ne fund nje ndeshje futbolli jo nje bast sportiv.

  3. Llastik edepsez says:

    Nuk ka munci se Halili nuk shet ndeshje, vetem sa i fal pa dashje.

  4. Shqiptar says:

    Pjesa e pare 0:1 per tiranen, pjesa e dyte mbaroj 2:1. Ok, cfare ka per tu habitur??!! Sa ndeshje mbarojne keshtu. Nqs ka filmime ku sjellja e lojtareve te ben te dyshosh, ok, kjo duhet hetuar dhe vertetuar.

    1. ca po thua says:

      Lale ku jeton ti? Apo ehaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  5. C'a bohet keshtu ! says:

    Si gjithnje, tironcit jane te trashe, tru derra, e thene ndryshe, koqe kandari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje