Zbardhet takimi i Metës me kreun e KLSH-së: Institucioni të funksionojë i pandikuar politikisht

14 Korrik 2020, 13:47Politika TEMA

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Arben Shehun, kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Meta fillimisht i uroi suksese në detyrë  dhe kërkoi që veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës,”- u shpreh Meta.

Presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ndërkohë Arben Shehu e garantoi presidentin për ushtrimin me transparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin është votëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.

3 komente në “Zbardhet takimi i Metës me kreun e KLSH-së: Institucioni të funksionojë i pandikuar politikisht”

  1. …”sa i pa indikuar eshte politikisht “Allendeja albanese” , aq i pa indikuar politikisht do te jete ???? dhe ky Shehu i KLSH i “propozuar” ? nga Presidenti i LSI qy osht me çi gjasme mbi palet politike ????

  2. CABAL ps+pd+lsi+KLD says:

    Ketij i them President une! Kot nuk e zgjodhi Eddrama!
    =
    Na mytn shfatart..aty mungon ene ai koktepsia e Librazhdit, lo!

  3. On says:

    Po po…na mbudhet mendjen…..ku e kane gjetur kte mo aman me keq se Leskaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje