Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ndryshimet kushtetuese që maxhoranca ka ndërmarrë pa përfshirë partitë e tjera të mëdha si PD dhe LSI, nuk i pengojnë koalicionet.
Balla tha se partitë do të kenë mundësi të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në një logo të vetme, e ngjashme me zgjedhjet e 2017-ës, ku partitë e vogla garuan nën siglën e PD-së.
Balla nuk kurseu as ironinë kur tha se ai personalisht do të bëjë “gjithçka që Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha të jenë bashkë”.
“Unë ku ta gjej që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të jenë në një koalicion në zgjedhjet e vitit 2021. Do bëj gjithçka që ata të jetë bashkë.
Nuk ka qenë synimi ynë, synimi është që ne t’i mundësojmë qytetarëve shqiptarë një fletë votimi sa më të thjeshtë.
PD nëse është kundër hapjes së listave, të marrë kontakt me deputetët e vetë në parlament, ata të listave, dhe të bëjë gjithçka për të mos e votuar.
PD nuk del hapur kundër listave të hapura,” u shpreh Balla në emisionin Real Story.
Qejf i madh do jete kur ne listen e pd leshelis te jene rresht Kejdi dhembacakallja , Klevis krrici i faros, Paloqja, Erisa hundpinokja dhe me keta fytyra aleanca e vrimes se celesit e ka te kapme fitorjen ne zgjedhjet e vitit 2029