Kur Ilir Meta flet për mbajtje fjale

15 Korrik 2020, 19:36Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Presidenti foli më në fund për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zgjedhjet. Ai evokoi vitin 2008 kur PS e PD ndryshuan ligjin themelor te shtetit, duke prodhuar stinën e gjatë të zgjedhjeve me lista të mbyllura, ku krerët partiakë vendosnin cili shkonte në parlament dhe cili mbetej jashtë.

E tepërt të kujtosh se dy momentet kohore nuk kanë asnjë lidhje mes tyre. Sot s’ka më pakt PD-PS dhe çështja shtrohet pikërisht për të thyer statu quonë e vitit 2008.

Ilir Meta duhej të ishte më i gëzuar se askush tjetër, që listat do të hapen dhe që lëmshi kushtetues i vitit 2008 do të marrë fund. Po ja që ai është i gatshëm të mërzitet edhe për ato që dikur i kishte objektiva bazë të luftës së tij politike. Presidenti vijon të lundrojë me flamur opozitar të shpalosur hapur dhe pa asnjë skrupull formal.

Ky qëndrim tregon jo vetëm shbalancimin e plotë të institucionit të presidentit, por edhe nevojën urgjente që ky kolaps demokracie të fillojë të ndryshojë. Dhe zanafilla e këtij ndryshimi fillon me thyerjen e fenomenit negativ të emërimit të deputetëve në parlamentin shqiptar.

Sa për një kujtesë të fundit, meqë Meta flet për mbajtje fjale: ju kujtohet kur në zgjedhjet e vitit 2009 shprehej se nuk duhet votuar Rama, sepse ai i rrahu krahët Berishës pas Gërdecit?

Votoni LSI, se ne e çojmë në pension Sali Berishën, thoshte Ilir Meta asokohe. Dhe sapo mbaruan zgjedhjet, e kujtoni çfarë bëri? I zgjati kontratën e punës kryeministrit Berisha edhe me katër vjet të tjera, duke ndarë qeverinë me të. Kjo po, që konsiderohet mbajtje fjale…

6 komente në “Kur Ilir Meta flet për mbajtje fjale”

  1. **** says:

    Ka fajon ai popull qe del ne votime….leri te votojn vetem militantet e Partive…qe te duket sheshit…pislliku…

  2. Eugen says:

    Booo sa bajat eshte bere ky…

  3. Ilir Metes ,Monikes, Bashes e mbi te gjitha Saliut. u lumte bytha kur gjejne e tallen me ne , Saliu talli bythen me ne qysh kur beri takimin me Nanon e tha se ato qe kam thene per Nanon jane politike.Po keshtu edhe Meta e Basha, C’ka thene Basha per meten e Meta per Bashen i dim te gjiyha, por perseri keta puthen ,qeshin ,ne i votojme e ata kane te drejte te tallin bythen, Ta tundin bythen sa tu doj qefi, kur gjene budallenj si ne ,

  4. Yt says:

    Bastardi meta …

  5. drino says:

    Shume sakte zoti Baze por perse Sali krimineli nuk ulerin me ILIR FLORIRI, ja zuri gojen me flori prandaj….

  6. Sulo Veliaj says:

    Gimi me tha mua atje te 700-cja ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje