Një ndryshim kushtetues i ndërmarrë nga mazhoranca në funksion të listave të hapura, ka rikthyer Ilir Metën e para një viti, ose dhe të para disa muajve: i ashpër, egërshan, kontravers. Pra, ndaj mazhorancës. Por dhe kontradiktor në kulm.
Më i freskët në këtë të fundit, është një deklaratë dje shpërndarë nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Duke dalë kundër dy ndryshimeve kushtetuese, por pa u shprehur fare për qëllimin e tyre -pra, nuk dihet ende nëse presidenti është apo jo për listat e hapura – ai sërish theksoi, sipas tij, ilegjitimitet te parlamenti – ai që pritet të miratojë ndryshimet. Por e bëri këtë pasi pak javë më parë i dha legjitimitet duke kërkuar nga parlamenti miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit për Zgjedhoren.
Por si e përligji këtë ndryshim kursi, këtë kundërthënie, këtë kontraditë të ububushme? Duke mos quajtur parlamentin në tërësi ilegjitim por vetëm deputetët e ardhur nga listat e partive pas aktit të dorëzimit të mandateve.
“Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar”, thoshte deklarata.
“Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues”, vijon mëtej deklarata, që në fakt, në ka gjë të diskutueshme në legjitimitet, mund të jetë pikërisht ky; pra, mungesa e numrit të plotë të deputetëve.
Por jo, Meta quan ilegjitim dhe hyrjen emrave të listës në parlament, që duhet kujtuar, u mbështet dhe u përshëndet nga SHBA dhe BE në kohën kur ndodhi.
“Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor”, vijon deklarata.
Logjika konstitucionale, por dhe politike: Nëse ky parlament paska kaq ilegjitimitet, kjo s’ka si ta lërë atë legjitim, qoftë dhe me një detaj të vogël të diskutueshëm.
Së këndejmi, çdo vendimmarrje e këtij parlamenti buron ilegjitimitet. Por kur Meta e legjitimon me kërkesën për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit, kjo vlen më pas dhe për çdo votim tjetër. Pra, edhe atë për dy ndërhyrjet e fundit në fundit në Kushtetutë.
Ndësa pala që bërtet se është ajo opozita e vërtetë, PD dhe LSI të vetëdalë nga sistemi, duhet ta kuptojnë se po marrin ndëshkimin politik të goditjes së sistemit.
Me rregulla loje duhej të ishte më e rëndë. Si në futboll: ai që bojkoton një takim, jo vetëm humb ndeshjen në tavolinë, por dhe ndëshkohet me masa të tjera pasuese. PD dhe LSI nuk janë në ndëshkim por në vetëndëshkim. (Tesheshi)
Nga një hajdut ordiner,nuk mund të presësh qëndrime morale apo
largapamëse prej statisti dhe burri shteti.
Ky eshte burri i gabeles,fshatar i humbur,nxjerr lakejtë servile si figura shtetërore.
Koka e tij ,eshte e nevojshme vetem per te provuar gijotinen para nje ekzekutimi serioz.
Protestoj.
Po me beni te bertas si Ramadon Kafsha i Portokallise,Selvijeeeeeeee.
Ne fakte tani me duhet te therrase Monikaaaaaa,po cenohet Kushtetuta.
Ore zoterinj,po i bini Presh-identit me qafe,po psi kujtonj ju,ajo shprehja dridhe Like,ka dale kote?
E keni shume gabim,populli e dinte qe dikur do dilte nje Presh-ident qe do ta dridhte kaq bukur,prandaj e nxori ate,dridhe Likeeeeee,dridhe.
Po n q se me dt 23/ kuvendi voton per shkarkimin e presidentit ky pavaresisht se nuk funksionon GJ .KUSHTETUSE ky do kerkoje qe vendimi i parlamentit eshte ilegjimitet pasi 82 eshte numri qe ai i quan te ligjshme.
Cfare presidenti eshte ky parlament?!
Sh mirë thotë ! Një parlament është ilegjitim sepse mban një president ilegjitim . Ky është argumenti dhe nga këtu duhet nisur debati, ( në se ka një debat) . Tani ky miku i Qimit dhe Besit duket që e ka kthyer estrade presidencën. Po vetëm një detaj të vogël, që ju gazetarët nuk e shponi aty ku duhet. Përderisa ky e quan parlamentin ilegjitim, pse i çon ligjet per miratim në këtë parlament ??? Një kjo e para. Përderisa parlamenti është ilegjitim , ky koke kuadrati i çrregullt pse nuk e shpërndan???? Dhe e fundit. Çfarë bën ky atje në presidencë kur qeveria është ilegjitime, parlamenti është ilegjitim, strukturat e drejtësisë të dalë nga reforma, i quan po ashtu ilegjitime, ça leshin bën aty xhanëm????? Kryetar i kujt është.???? Kur themi që jemi Republikë bananesh nuk është fare pa gjë. Po kjo pra është , që jemi shtet kartoni . Të fala komisionit parlamentar , dhe gëzuar Ramazonin !!