BE nuk e përjashton hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore

15 Korrik 2020, 17:23Politika TEMA

Miratimi sa më parë nga parlamenti i marrëveshjes së 5 qershorit për Bashkimin Europian është një kusht i panegociueshëm në rrugën drejt unionit.

Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë për klasën politike ambasadori i BE-së Luigi Soreca, duke kërkuar që fryma e atij dokumenti të vijojë mes palëve.

“BE e ka përshëndetur marrëveshjen e 5 qershorit. Ishte arritje e madhe, një proces gjithëpërfshirës. Tani është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet sa më shpejt.

Ky është prioritet kryesor, pasi marrëveshja parashikon iniciativën e krijimit të KQZ dhe identifikimin biometrik, i cili duhet nisë sa më shpejt.

Ne e ftojmë Parlamentin ta miratojë këtë marrëveshje, menjëherë. Reforma elektorale është një kusht thelbësor për të nisur negociatat”, tha ai.

Por për ambasadorin Soreca, ndryshimet kushtetuese për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, edhe pse janë jashtë kërkesave të OSBE/ODIHR-it, mund të jenë pjesë e dialogut mes palëve, sikundër fryma bashkëpunuese që çoi në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Këto ndryshime të sistemit elektoral do të duhet të kenë konsultimet e duhura. Ndërkohë që ne e njohim plotësisht rolin e Parlamentit për të miratuar elementë shtesë të reformës elektorale për ndryshimin e sistemit, ne inkurajojmë të gjitha palët të përfshira për të vazhduar diskutimet dhe dialogun me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe një mekanizëm gjithëpërfshirës të treguar gjatë marrëveshjes së 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për reformën elektorale”, tha ai.

Këto deklarata ambasadori Soreca i bëri nga Vlora, gjatë lançimit të fushatës “Europa është këtu”.

5 komente në “BE nuk e përjashton hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore”

  1. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Per hir te se vertetes,te dashur bashkatdhetare kush nga ju beson seriozisht se nje institucion si Bundestag-u gjerman prononcohet me ane te nje anonimi ne Twitter,gabohet.
    Mirepo kjo eshte praktike e njohur o obo-bo-zites.
    Fake News eshte e vetmja arme qe ju ka ngel,tjeter nuk kane.
    Sa keq,ku perfundoi opozitarizmi ne Shqiperi.
    Nje demokraci e vertete mund te funksionoi vetem me nje opozite te vetete,kjo qe kemi ne eshte figure qesharake,
    ose e shprehur ndryshe karikature.

  2. Artan says:

    Ka bërë sondazhet Rama dhe i ka dalë që nuk e kap dot 50% e votuesve si në 2017. Kështu, që të mos rrezikojë në zgjedhjet nga grupimet e ndryshme të koalicioneve që e kalojnë 50% , i heq ato përpara zgjedhjeve. Pastaj kur të bëhen zgjedhjet, PS prapë do jetë më mire se partitë e tjera individualisht (sepse populli shqiptar gjithmonë ka qenë komunisto-socialist në shpirt e kjo s’ka të bëjë me mirë apo keq qeverisjen se e pamë këtë 4 vjecar si shkoi) dhe i thotë partive të tjera pas zgjedhjeve ‘hajde në koalicion me mua dhe me kushtet e mia e do qeverisim bashkë’. Është shejtan budalla për këto gjëra , por jo më tepër budalla se populli shqiptar që e voton . Fundja atë qeveri do meritojë , e do vijojë me azilet dhe ca kohë deri sa të hiqet lëvizja e lirë . Këtu do jemi po nuk ndodhi brenda 4-vjecarit të ardhshëm heqja e lëvizjes së lirë. Është me 100% , pandemia do i japë shtysën e fundit.
    Publikojeni

  3. katarakti says:

    Jo “linçimit”, por “lançimit” or gazetarët 5lekësh të “Temës

  4. Tani says:

    Parlamenti eshte legjitime dhe te respektohet vendimi i tij.

  5. Gent says:

    E lexova fjalen e Soreces. Sikur nuk thonte keshtu sic shkruan TEMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje