Shtohen dyshimet dhe misteri rreth zhvendosjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tetor të vitit 2019, për të banuar në një shtëpi në kompleksin e vilave “Long Hill”, në Tiranë.
Në fund të vitit 2019, kryetari i opozitës refuzoi të jepte detaje si dhe të publikonte kontratën e qirasë së pretenduar, për jetesën në një shtëpi, në një zonë të tillë të Tiranës, ku qiraja mujore kushton rreth 2.5 mijë euro.
E vetmja mundësi që Lulzim Basha të deklaronte dhe sqaronte raportin e tij me vilën, nëse banonte me qira apo e kishte blerë, ishte deklarimi i pasurisë për vitin 2019, pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si një detyrim ligjor dhe më pasoja penale, në rast refuzimi apo deklarimi të rremë.
Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit.
Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi.
Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…”.
Bazuar në këtë deklaratë të PD-së, fakti që Lulzim Basha nuk deklaron shpenzimet dhe kontratën e qirasë, është tejet komprometues dhe mund ta veshë kryetarin e opozitës edhe me përgjegjësi penale.
Ligji nr. 9049 për deklarimin e pasurisë, në nenin 4 parashikon që subjekti deklaruar duhet të deklarojë çdo ndryshim në llogaritë bankare dhe të gjendjes cash, si dhe si dhe çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit.
Gjithashtu ligji parashikon detyrimin për të deklaruar edhe dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale.
Pra, në çdo rrethanë, Lulzim Basha duhet të deklaronte statusin e banesës së re, nëse e ka marrë me qira, e ka blerë, ia kanë bërë dhuratë apo e kanë trajtuar në mënyrë preferenciale, që do të thotë se kanë strehuar pa i marrë pagesë qiraje.
Nga ana tjetër, fshehja e pasurisë apo shpenzimeve, refuzimi për deklarim apo mashtrimi me deklaratat e pasurisë përbën vepër penale.
Nga ana tjetër, edhe deklarata e Partisë Demokratike se Lulzim Basha është zhvendosur përkohësisht në një banesë tjetër, pasi banesa e tij po i nënshtrohet disa punimeve për shkak të dënimeve nga tërmeti, nuk rezulton e vërtetë.
Edhe pse Basha është zhvendosur në vilë që nga tetori i 2019, që nga ajo kohë e deri më sot, në banesën e tij në pallatin pranë Parkut të Liqenit, nuk është kryer asnjë punim.
Sot banesa e Lulzim Bashës është e boshatisur. Për shkak të mungesës së shërbimit, janë tharë edhe pemët në banesën e zgjeruar në katin e 12-të pallatit.
Nga ana tjetër, edhe Instituti i Ndërtimit ka rrëzuar pretendimin që ky pallat të ketë pësuar ndonjë dëmtim nga tërmeti. Shqiptarja.com ka publikuar një raport teknik, ku theksohet se pallati nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët.(Shqiptarja.com)
Prangat genjeshtarit si Derr…!
Po pse vetëm në kët rast kemi shkelje të ligjit dhe ai duhet të përgjigjet?Unë nuk e di se çfarë parti është kur nuk e do askush dhe ai breth derë më derë për tu bërë kryeministër i vëndit.Ska një njeri më të mëçëm se ky karavidhe që të punojë për këtë vend?Deri tani për këtë Bashë,për Metën.për Salën,për Ramën vetëm marëzira dëgjojmë dhe përsëri ata krekosen para kameravedhe prallisin për sukseset apo dështimet.Politika paska qënë gjëja me e keqe që nuk besoj se do gjëndet vaksinë për shërim.Fajin e ka drejtësia që i ka lënë deri më sot të vjedhin dhe të rojnë si pashallarë dhe askush nuk guxon ti hedhë suratit një kafe,një vezë të prishur,një domate të kalbur etj etj që të kenë frikë të dalin nga dera e shtëpisë…
Fat beqirash. Sa I hecën shalengjiturit . Edhe pa punë, edhe me vilë, edhe me pallat etj. Po të paktën kurseni bojën e gazetës, se s’ndryshon gjë sa paguan manekini i Shqupit. Ai s’u dënua për 600000 usd të lobit rus, plus 240 milion të rrugës, plus mori 13 milion nga pallati në det. Unë them që shqiptarët të votojnë Lyl-in për kryeministër. Ju kam dhjerë mu në ildkp bashkë me spak, e bashkë me qeverinë e leshit. Mos na jepni me lajme me OFL e me të fortët që u çojnë formularë për deklarim pasurie. Po ne jemi llum si shtet, dhe këtë e dinë edhe eskimezet. Po mos u tallni me pasuritë e tyre. Si puna atij tjetrit, Majkos. E shita thotë në qendër, se nuk isha i siguritë për familjen. Tani se kush mund ta ketë me Pandeliun që s’është as vaj, as uthull , vetëm këta e dinë. Po mora këta të dy me qe u ka dalë emri në fletë rrufe (gazete). Po e përsëris dhe jam më se I sigurte. 80 % e shqiptarëve nuk i justifikojnë dot të ardhurat e pronat në vite. Mos thoni që janë shumë . Ne jemi vendi me informal, kësisoj edhe abuzimet jane/kane në përmasa kombëtare. No censur !
Kesaj i thone ‘pirdh pirdh se lirohesh”!Atij si hyn asnje gjemb ne kembe e ju vazhdoni jo nuk i pasqyruar ,jo i ka fsehur!Dhe er ironi te Juajen te tonen,te atyre ai fshin menderen me miliona si babai i tij shpirteror qe sa here qe i vinte veza ne b..;the ,pernjehere miqt iaa shtynin brenda per te mos i dale!Edhe me Lulin kjo po ngjan duke mbajtur peng nje shoqeri jo e lagu jo se lagu per nja tridhjet vite!
Seriozisht,ke Habit ky lajm?
Pastaj,pervec kesaj me kujton rasti Al Capone,qe megjithese kishte kryer vrasje te panumerta,u denua nga drejtesia amerikane,vetem per mospagim taksash.
Te me falin lexuesit per krahasimin,se te krahasosh Lul Bashen me Al Caponen eshte per kete te fundit padrejtesi.
Nuk doja te citoja thenien e psudopresidentit:
Lul Basha te genjen edhe kur e pyet per oren.
PS.shikoini mire ato faturat ne deklarimin e paurise,se mos ka futur ndonje fature nga ato te lokalit ne Rinas.
Ky Basha eshte dhe hajdur por dhe budalla.
undefined
Une nuk mendoj qe faji eshte i lulit te sales , sepse ai keshtu eshte mesuar nga sala . Per sa kohe Institucionet Shqiptare funksionojne ne kete menyre luli ne rregull eshte . Te gjithe njerezit e kesaj bote e kane nje limit . Kush nuk e di limitin e tij , duhet qe dikush t’ja tregoje . Po nuk ia treguan nuk eshte faji i tij . Ne rastin tone eshte faji i Institucioneve Shqiptare qe jane o te shitura ose te paafta . Koncepti im eshte qe , faji eshte gjithmone idividual . Ata qe e kane ne dore kete pune duhet te punojne ndershmerisht qe te justifikojne rrogen qe marrin dhe besimin qe i ka dhene Populli Shqiptar .
DHE PRETENDON TË BË HET KRYEMINISTËR KY TIPI,
QË ËSHTË PASURUAR NË MËNYRË TË DYSHIMTË .