3 mesazhet e Ramës për Bashën

15 Korrik 2020, 17:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk tha nëse i ka votat e duhura (84) për marrëveshjen e 5 qershorit.

Megjithatë, ai garantoi Lulzim Bashën (të paktën deri tani) se do të kalojë paktin e firmosur me të, duke negociuar ose me opozitën si e tërë ose me grupe të caktuara të saj.

“Me durim… durimi është mall i rrallë në vendin tonë dhe sidomos në vendin tonë, por nga eksperienca, do të vijojmë të flasim me opozitën parlamentare për të marrë votën e tyre për marrëveshjen, por nuk do të dalim nga procesi pa e miratuar fjalë për fjalë në Kod atë për të cilën jemi marrë vesh më 5 Qershor. Do të bëjmë gjithçka për të bindur fillimisht opozitën si e tërë pastaj grupet e tyre etj., etj”, tha Rama

Por a priten të papritura në këmbim të votave  në Kuvend?

“Marrëveshja është marrëveshje. Jemi më të mëdhenjtë dhe kemi lëshuar shumë, por tani ka kufij kjo gjë sepse nuk jemi shtesë kati apo godinë pa leje…”, shtoi ai.

Rama tregoi limitet e tij kur tha se nëse PD-ja nuk e njeh më këtë pakt, atëherë ai është gati të heqë dorë duke votuar për depolitizimin e komisioneve e dy tre kërkesa të tjera që PS-ja i kishte kusht, porse hoqën dorë për hir të paktit me PD dhe LSI.

“Nëse Basha mendon se pakti është hedhur në kosh dhe nëse ai vërtet nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë të thjeshtë për të provuar se ajo ekziston, ta heqë, të depolitizojmë administratën zgjedhore të bëjmë edhe dy tre ndryshime të tjera që ne i donim ata nuk i donin dhe unë mendoj që do t’i bënin mirë vendit.

E them këtë për të kuptuar të gjithë që e kundërta është e vërtetë. Marrëveshja është aty dhe ne do ta mbështesim deri në fund. Do bëjmë çmos që të votohet me konsensus edhe nga opozita parlamentare që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur”, tha ai.

Rama njoftoi gjithashtu se nuk ndryshon qëndrim për ndërhyrjet në Kushtetutë. Foli konkretisht për koalicionet parazgjedhore kur tha se nuk i ka ndaluar. Thjesht ka ndryshuar formula, sipas praktikës që ndjekin gjithë vendet e Europës.

“Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as nuk mundet të ndalohen, ato thjesht duhet të jenë si në çdo vend të Europës kur partitë kanë të drejtë të grupohen me kandidatët e tyre.

Është e rëndësishme që të gjykohemi për produktin

Mos vallë Kuvendi po ndërmerr ndonjë nismë për t’i dhënë pushtet të pakufizuar ndokujt?. Jo. Po ju thotë qytetarëve që tani e tutje nuk do të votojnë  vetëm për partinë, por edhe për deputetin… Po krijojmë një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Europës dhe jo si  rrapi pas dushkut… Kërcënimi ‘ose si themi ne ose do të bëhet nami’, nuk funksionon, nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë”.

Gjërat, sipas tij, ndahen në “mejdan” apo thënë troç në zgjedhje.

“Kush ka më shumë vota fiton. Bashën nuk do ta ndalojë kush, të jetë bashkë me Monikën, Ndokën dhe me Mediun. Absolutisht askush nuk do t’i ndalojë.

Shqiptarët  do të kenë mundësi të shohin jo vetëm kush është grupi por edhe t’i japin votën atij që i pëlqen…”.

Megjithatë, Rama ftoi Bashën në tryezë për vijimin e dialogut edhe për çështjet që po trajtohen në Kuvend.

“Nëse unë do të isha Lulzim Basha do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, për tryezë, për marrëveshje, për rimarrëveshje…”, shtoi ai.

7 komente në “3 mesazhet e Ramës për Bashën”

  1. semi says:

    Balla si zagar gjahu! lol.

  2. ben says:

    Ha ha edvini
    Kerkon marveshje me cdo kusht.
    E cfare marveshje tjeter kerkon edvini ,pervec garancise qe mos te shkoje ne burg???
    Pse valle basha dhe opozita nuk po e pjerdhin thirjen deshperuese te edvinit per rimarveshje?????
    Sepse eshte e thjeshte dhe e qarte vec 5 bamditeve dhe 5 truthareve edvini nuk mer vota nga shqiptaret, rilindja me zor po i kapi 40 deputete. Prandaj te gjithe e dine qe eshte 1 limon i shtrydhur asnje nuk ja var me ,thjesht duhet bere procedura e votimit qe sekti bandit i rilindjes te pergjigjet deri ne 1 per gjithe grabitjet dhe tradhetine kombetare te ketyre 8 viteve.
    Kohe e keqe per te qene rilindas.

  3. 1- mos lejo te pallojne pa prezevativ ( te huj apo vendas )
    2- e njjta gje vlen edhe per gojore – perdor Condombocca (tu dit qi, infekionet e sexit ne kte vend i prun te hujt )
    3 – hiq dor nga Lodrat e sexit ,se mundet te ndohi noj aksident – dhe te ngel noj “gjo” mrena .( e hec e nigjo Daktorrin – Ja futi Edi do thot )

    1. Sms Per Paralylin says:

      Amon mor Amon Mor i Quajtur Sms Per lylin,mos i tregoni kujte se Krye Qente Drejtues te Atdheut kan biresu ne Beograd,se nuk dine me i ndjeke Keshillat tuja mor Burre,me prezervative e pa prezervative ai nuk Pjelle as nga Goja e Jo nga Bytha qe jo… keshtu qe mos i co dem Keshillat se ska kohe ti ndjeki iku treni ok Shok iku.

  4. HAJDUTI says:

    Ti e ben Lulin peshk,pacavure, e cre them une.
    Vaj me det ca po heq ti dhe cfare t ka rene mbi supe .luli kokrra korrakut ,as mish as peshk.

  5. Leka says:

    Ti je i vetmi qe merr vesh nga politika,Plako.Te theret jane si te mbeturit e vjeshtes ne kohen e Enverit? ,qe mbeteshin gjate vitit shkollor dhe pastaj ja jepshin shkollen ne vjeshte se i vinte gjynah mesuesve.Vazhdo keshtu Lale ,e le Lulen kesaj here me Bilet ne dore,se smerr dot leke me per ti bere deputet,se mund ti marre leket por populli voton nje tjeter dhe pastaj duan leket mbrapsh gje per te cilen Lulja i 21 Janarit nuk do se ai asnje here nuk nxjerr leke nga xhepi,ai do vetem te fusi por jo te nxjerri,e di kunati i tij kete muhabet se ai ve gjobat ne emer te Lules.Eh or popull sa te thella jane keto pune.Pirdh,pirdh se lirohesh Lulezime,po ti mbledh keq Bilet Rama,ske Tope te ndeshesh me Edin,eshe kur more bashkine te gjithe e dine si e more,me Salen dhe me Kryetarin e Zgjedhjeve qe per shperblim e betr Sekretar te pergjithshem te P D.Jeni turpi i kombit te gjithe ju funderrinat e PD se bashku me kryehajdutin Meta dhe me Kryekurven MonaLiza qe si mban mend me me sa ka nderruar gjate ketyre viteve te Luntura me Like Sexin.Tung Shqipetaret e PD ne byth e keni kesaj here.??.

  6. Ladi says:

    Ah, me ke flet, e me ke harxhon frymen!!
    Jane armiq te betuar te ketij vendi, nuk do lene gure pa levizur per ta ndryshuar kursin europian..
    Zoti na ruajt nga keta horra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje