OKB: Bota po përballet me varfërinë, emergjencën klimatike dhe pabarazinë

15 Korrik 2020, 17:08Bota TEMA

Bota është në një gjendje të trazuar për shkak të  faktit se niveli i varfërisë është bërë i papranueshëm, se emergjenca klimatike po përkeqësohet me shpejtësi dhe pabarazia midis gjinive ende vazhdon, ndërkohë që financimet për zhvillimin nuk janë të mjaftueshme, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

”Pandemia Covid-19 përfaqëson një tjetër sfidë masive globale”, theksoi ai.

“Më shumë se 13 milionë raste të Covid-19 janë regjistruar në të gjithë botën, me më shumë se 550 000 vdekje, qindra miliona punëtorë kanë humbur vendet e punës. Është rënia më e madhe e të ardhurave për frymë që nga viti 1870”, kujtoi ai.

“Rreth 265 milionë njerëz mund të përballen me një pasiguri të rëndë ushqimore deri në fund të vitit, dyfishi i numrit të njerëzve në rrezik para krizës”, tha Guterres.

”Për këtë arsye graviteti i krizës nuk duhet të nënvlerësohet, ndërsa bota duhet të përparojë, pandemia po na largon nga synimet e zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Guterres.

1 komente në “OKB: Bota po përballet me varfërinë, emergjencën klimatike dhe pabarazinë”

  1. Shefkiu says:

    Emergjencen klimatike? Doni fonde, hajduter, per “klimen”, pasi ndryshimet klimatike “jane shume emergjente”. Tu japesh fonde juve eshte vertete nje gabim i pafalshem, eshte njelloj sikur ti hedhesh fondet ne nje vrime te zeze, qe paturpsisht gllaberon gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje