Prokurorja shqiptare, që s'tërhiqet as kur e kërcënojnë se do t’i djegin fëmijët e rrëmbejnë burrin

15 Korrik 2020, 20:59Rajoni TEMA

Një vrasje me pagesë, 49 vjet burg, një rrjet kriminal me shtrirje deri në Zvicër – dhe një prokurore e guximshme nga Peja që nuk tërhiqet edhe kur kriminelët e kërcënojnë se do t’i djegin fëmijët. Dhe rrëmbejnë burrin.

Nga Enver Robelli

Nuk e di nëse keni dëgjuar për Valbona Haxhosajn. Me gjasë jo. Në zhurmën e përditshme që e shkaktojnë kacafytjet në parlament dhe kacafytjet nëpër studio televizive, emra të tillë, edhe kur shquhen për heroizëm, në shoqërinë kosovare injorohen. Valbona Haxhosaj është prokurore në Pejë. Grua. Nënë. Qytetare e Kosovës. Juriste. Valbona Haxhosaj është kërcënuar nga një grup kriminal se do t’ia djegin fëmijët nëse nuk tërhiqet nga një lëndë. E kanë kërcënuar se do t’ia kidnapojnë burrin. Valbona Haxhosaj nuk është tërhequr. Nuk është dorëzuar. Grupi kriminal ka provuar të kontaktojë edhe njerëz të politikës dhe udhëheqës të veteranëve të luftës për ta “rregulluar” këtë rast. Prokurorja prapë nuk është dorëzuar.

Dhe Gjykata e Apelit, sipas kallxo.com, e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Pejës që i kishte shpallur fajtorë pjesëtarët e një grupi prej katër personash për vrasjen e një biznesmeni. Kjo vrasje u krye me pagesë. Porositës i vrasjes ishte një biznesmen tjetër. Ky biznesmen thuhet se ka afërsi me disa emra kumbues nga politika dhe parapolitika. Këta emra kumbues kanë dalë në fotografi me biznesmenin që ka porositur vrasjen. Në fotografi të tre shihen në një jaht dhe duke pirë shampanjë, sipas kallxo.com.

Njëri nga të akuzuarit (tashmë i dënuar) gjatë procesit tha se burrin e prokurores e ka shok të luftës. Tash paramendojeni: këta kërcënojnë edhe familje të atyre që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës dhe nuk janë bërë pjesë e mizorive, por duan të mbrojnë rendin e ligjin, siç bëri në ketë rast prokurorja Valbona Haxhosaj! Kjo grua ka treguar heroizëm të pashoq. Dhe ky heroizëm as që është marrë parasysh nga shoqëria. Kallxo.com ka raportuar për kërcënimet. Dhe kjo ngjarje është injoruar.

Nuk është përkrahur kjo prokurore nga zërat publikë, aq më pak është përkrahur nga “analitiçart” që terrorizojnë opinionin me përralla e kërcënime gati çdo mbrëmje. Nuk është përkrahur nga politikanët. Nuk është përkrahur nga partitë. Nuk është përkrahur as nga e ashtuquajtura shoqëri civile. A ka sot heroizëm më të madh se një prokurore që kryen punën e saj dhe me lëndën e saj arrin të bind dy instanca gjyqësore se një grup kriminal, lidhjet e së cilit shtrihen deri në Zvicër, ka vrarë një person me pagesë? Nuk ka heroizëm më të madh. Për fat të keq një pjesë jo e vogël e shoqërisë kosovare i sheh si heronj ata që tentojnë të bëjnë pazare nëpër jahte. Natyrisht me shampanjën e obligueshme.

Shoqëria e Kosovës duhet të solidarizohet, të përkrahë e të bëhet mburojë e prokurorëve si Valbona Haxhosaj sa herë që kryejnë punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve. Nëse shoqëria nuk bëhet mburojë e prokurorëve dhe gjykatësve të guximshëm, atëherë shoqëria do të vazhdojë të “habitet” përse ekziston një gjykatë jashtë Kosovës. Ndoshta për shkak se në Kosovë grupet kriminale ndihen aq të fuqishme, saqë mund ta kërcënojnë një prokurore se do t’ia djegin fëmijët. E fëmijët e prokurores, të gjithë fëmijët e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jetojnë të lirë, pa frikë dhe të sigurt se i mbron shteti.

Në zbulimin e këtij krimi një rol të rëndësishëm ka luajtur shteti zviceran. Gjasat janë më të mëdha që një ditë Ambasada e Zvicrës ta dekorojë prokuroren për guximin e saj se sa shoqëria e shteti i Kosovës, përfshirë edhe krerët e saj politikë. Qe, në fund të këtij teksti, edhe një kuriozitet nga gjykimi i grupit kriminal: njëri prej të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit të përmendur, i cili ka bashkëpunuar me prokurorinë për zbulimin edhe të kryesve tjerë, erdhi në gjykatë me jelek antiplumb. Edhe kjo flet shumë për sigurinë e dëshmitarëve në Kosovë.

8 komente në “Prokurorja shqiptare, që s’tërhiqet as kur e kërcënojnë se do t’i djegin fëmijët e rrëmbejnë burrin”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    Ngjel karagjozi,i shikon keto gjera te cmendura ,cnjerzore mes birazeresh sunite te cilet ti o bith qir burre don me kriju ”big vatonin!!!!!??

    1. Hahahahaha says:

      “Big vaton” do te bej se shpejti…Erdigani..ju vuri themelet e para me Haxhiun e Sofijes…hahahahaha…tani nje shkerdhim Selanikut..sepse e ka ndare mendjen keq per ate Selanik…e keshtu me rradhe me Junistanin e gabelve…..he se harrova…verdhacuku i Moskes ju a futi te “gjatin”….ju la ne dore te “ujkut” te Bosporusit….kohe te veshtira arapi mou per leshqent e Pontit dhe hajvanet e arvanitikos….po kthehet prap me duket shkerdhimi 500 vjecare……hahahaha….

  2. Lani says:

    BRAVO kshu njerzish na duhen te rujte ZOTI

  3. qytetari says:

    Je naiv apo shtiresh Robelli:
    Por nga ato ´´shoqeri´´apo kope, kosovare apo albanistanase,ka rrjedhur dhe eshte prodhuar ai llum toksik i ngjitur ne politik,pushtet,gjykate etj,ne keto nahije.
    Eshte nje vorbull e terbuar kaotike vicioze,ku dhe megjithe ndihmen ne vite te Perendimit ,ato vazhdojne te verdallosen dhe te thethijne dhe te groposin,cdo vlere njerzore dhe te ardhmen e vendeve.
    Prandaj qendrimi i zonjes Valbona Haxhosaj,eshte nje heroizem epik historik:E vetme kunder gjithe kopese se eger kriminale dhe injorante.
    Dhe cudia,qe e ke te veshtire ta shpjegosh, eshte qe ne vilajetet mustaqelie te Kosoves dhe Shqiperise,vijne dhe cfaqen emra femrash,qe te imponohen dhe te habisin me integritetin e tyre teper te vecante trimeror profesional,kurse meshkujt(apo´´burrat e dhjeu-t“),mustaket e verteta ndjehen qe i kane tek qimet e bythes.

  4. Tajari says:

    Silleni ne Shqiperi se ja vlen.
    Respekte

  5. degelisi says:

    Nje bravo te madhe per Valbonen
    Prokuror si Valbona i duhen Kosoves dhe Shqiperise
    “kidnapojn” as ne shqip as anglisht. ne shqip do te ishte “RREMBEJ”¹

  6. Emigranti Athine says:

    Nuk eshte heroizem te besh punen tende.Jemi mesuar ti quajme heronj policet,mjeket,zjarrfikset,pilotet etj.C’do njeri qe ben me ndershmeri punen e tij eshte “hero”.Vertet disa pune kane rrezik me te madhe por e para,secili e di rrezikun para se te zgjidh kete pune dhe e dyta leket jane me shume.Edhe ndertimi ,peshkimi,miniera ,biles dhe shperndaresi i picave jane pune me rrezik por nuk i quajme heronj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje