Luan Rama: Ferri është bosh dhe djalli është kryeministër. PS, ende në kohë t’i shpëtojë marrisë dhe turpit

16 Korrik 2020, 11:22Politika TEMA

Luan Rama i LSI-së ka bërë një koment, në të cilin kryeministrin Edi Rama e quan vetë djallin.

Shkrimi i Luan Ramës

Edi Rama po e shtyn veten në shtegun e marrisë e të turpit, jo prej padijes e as prej kalamendjeve të veta që burojnë prej delirancës politike, po prej frike e prej tute, pasi e di shumë mirë që afrimi i ditës së gjykimit, ka me e nxjerrë cullak në sytë e gjithë botës.

E mandej, zdrala e zullumeve të qeverisjes së tij ka me e mbulu të gjithin, e të gjithë do ta tregojnë me gisht si zullumqarin e pushtetit.

Kjo nuk është ndonjë humbje e madhe, madje për vendin është shpëtim, sepse në fund të fundit gjithësecili e zgjedh vetë fatin e vet.

Por, bashkë me veten, Edi Rama po e merr rrëshqanas e mbërthyer prej fyti në shtegun e marrisë e të turpit edhe Partinë Socialiste, nëse me Partinë Socialiste kuptojmë tufën e të përdorurve prej tij që janë deputetë, e jo anëtarët e simpatizantët e saj që nuk i ka lidhë asnjëherë e nuk i lidh as sot asgjë me shpërdorimin e pushtetit, me korrupsionin e pushtetit, me vjedhjet e pushtetit, me krimet e pushtetit.

Kushtetuta që iu dha vendit me referendumin e vitit 1998, është puna e parë patriotike e Partisë Socialiste si maxhorancë në qeverisjen e vendit.

Eshtë shenja e parë e kontributit në rindërtimin e shtetit që kishte dalë prej rrënimit të viteve 1996-1997.
Është gjurma ndryshe e raportit të një partie që pushtetin e kishte instrument në shërbim të shtetit.

Unë e kam për nder që kam qenë në atë kohë deputet i Partisë Socialiste dhe që kam diskutuar, që kam kontribuar dhe që e kam votuar Kushtetutën e vendit tim, sepse me atë Kushtetutë u hodhën themelet e shtetit modern, demokratik dhe pluralist në Republikën e Shqipërisë.

Me atë kushtetutë u sanksionua shteti i të drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve, u sanksionuan liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, u garantuan liritë qytetare.

Në atë kushtetutë u sanksionua edhe vokacioni perëndimor i një kombi.

Me pak fjalë, me atë kushtetutë, shqiptarët filluan të besojnë se mund të jenë qytetarë të një vendi normal e shtetas të një shteti demokratik.

Mirëpo, Edi Rama që po e shtyn veten në shtegun e marrisë e të turpit, bashkë me veten, po e merr rrëshqanas në atë shteg edhe Partinë Socialiste.

Kjo po që është një humbje e madhe, humbje e madhe për Partinë Socialiste, por është humbje e madhe edhe për vendin.

Edi Rama që po e shtyn veten në shtegun e marrisë dhe të turpit, e shkeli marrëveshjen politike dhe konsensuale të pesë qershorit, garantë të së cilës u bënë zonja ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, dhe dy zotërinjtë ambasadorë të Bashkimit Europian dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Por bashkë me veten, Edi Rama po e shtyn edhe Partinë Socialiste të shkelë marrëveshjen politike dhe konsensuale të pesë qershorit.

Nuk kishte ndodhur më parë që Partia Socialiste të bëhej shkelëse e një marrëveshjeje të pranuar e dakordësuar prej të gjithëve, dhe që prej rrethanave politike në të cilat gjendet vendi, ishte, dhe në fakt është ende, kushti i parë ndër pesëmbëdhjetë kushtet që na ka vënë Europa për nisjen e procesit të negociatave.

Nuk kishte ndodhur më parë që Partia Socialiste t’i kundërvihet një dokumenti politik, të hartuar dhe miratuar me përkujdesjen dhe vëmendjen e veçantë e partnerëve strategjikë të Shqipërisë dhe të pranuar edhe prej asaj vetë, paçka se jo me dashjen apo pëlqimin e Edi Ramës, sikundër ai e konfirmoi vetë kur tha se unë nuk e kam dashur, por e pranova.

Nuk kishte ndodhur më parë që Partia Socialiste t’i ikte rrugës së bashkëpunimit dhe të dialogut e të bëhej kundër interesave europiane të vendit, të bëhej bllokuese e rrugës së integrimit europian!

Nuk kishte ndodhur më parë që Partia Socialiste, e vetme të prishë punën e vet të parë patriotike në të mirë të ketij vendi, kushtetutën që në referendumin e vitit 1998 e ka mbrojtur me sakrificat e njerëzve të saj pëllëmbë për pëllëmbë në të gjithë vendin.

Edhe kur ka vënë dorë mbi kushtetutën për ta cënuar e deformuar atë, si në vitin 2008, këtë të paktën e ka bërë në dakordësi me të tjerët, nuk e ka bërë e vetme siç po bën tani e kapur prej fyti dhe e tërhequr rrëshqanas prej kryetarit të vet.

Kushtetuta nuk është tabu e si e tillë nuk është e paprekshme.

Por, ndërhyrjet në të bëhen të studiuara, bëhen me transparencë dhe pasi të jetë debatuar me specialistë, me njerëz të zotë të fushës dhe të jetë konkluduar me frymë bashkëpunimi e konsensusi.

E mbi të gjitha, ndërhyrjet në kushtetutë bëhen për ta përmirësuar e për ta përsosur dhe jo për ta shkatërruar.
Partia Socialiste është ende në kohë t’i shpëtojë marrisë dhe turpit. Pra është ende në kohë t’ia shpëtojë nderin emrit të saj.

Ështe ende në kohë të mbrojë të paktën punën e parë të mirë që ka berë për këtë vend si forcë qeverisëse.
E sa për Edi Ramën, atë as nuk e mbron dhe as nuk e shpëton dot.

Ankthi e makthi që e ka kapluar dhe që ai e shfaq gjithkund e sa herë del e flet, nuk kanë për ta lëshuar asnjëherë, për sa kohë që ferri është bosh dhe djalli është kryeministër.

6 komente në “Luan Rama: Ferri është bosh dhe djalli është kryeministër. PS, ende në kohë t’i shpëtojë marrisë dhe turpit”

  1. thuthuqi says:

    Rrnofte zoti Edi Rama!
    Posht te tan te mallkumit e sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit, si puna e ktij hajni me emnin L. Rama.
    Me Edi Ramen deri ne vdekje!

  2. Ceni says:

    Luan Rama, mos eshte djali Ed Rames? Pse e sulmon baben ky?

  3. blerta says:

    Cfar thone keta hajdutet e LSI, kane dale tamam si xhepista.

  4. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Sa lexova emrin e autorit mu kujtua ai luani gyjsem i ngordhur,ne kopeshtin zoologjik,para disa muajve.
    O Luan, late nam.
    Gjeja e dyte qe me ra ne sy eshte edhe formulimi fragmentalisht ne dialekt,mos ke nevoje per mbeshtetje klanore?
    Nuk eshte mekat te perdoresh dialekti,poooor menyra dhe konteksti si e perdor,le per te deshiruar.
    Edi Rama,nuk eshte engjell,kete ta jap me shkrim,pooor ju po e beni te tille.
    Sepse ju me pelivalleqet tuaja politike po e promovoni si te tille.
    Besueshmeria jote dhe krahut tend Politik ka rene poshte Zeros.
    Lerini hartimet politike dhe beni opozite reale,jo Facebook-u.

  5. shqip says:

    Po ç’thone gojet e liga o Luan ( Lepur) ? Ne ka nje karagjoz Shqipëria , klloun qe ben vetem estrade, e ke ne presidence. Te dëgjosh Liken dhe Moniken te vjen t’ ja heqesh vetes bam. Si ka nundesi qe injoranca e fodulleku te zaptojne majat e shtetit . Ti Luan bashke me Petrit shkolleshumin dhe tufen e lesh e lise, përgatituni për zgjedhjet e radhes. Do zhgenjehesh shume per ate qe pret e qe do marresh. Ti s’e kupton o lolo qe Ramen po e mbani ju ne pushtet. Edhe me skeptiket, kundërshtare per t’ja dhene voten Rames, vetem kur mendojne LSI si makineri zhvatese, do ta hedhin voten per Ramen. Personalisht me mire votoj Kujtim Gjuzin se Monika çizmen. Leri keti teorira o idiot.! Rama ka 1000 arsye per tu larguar. Por jo qe te vini ju te LSI-se. Sport i rende ky i te ngrenit me dy luge o Luan prej letre.

  6. M says:

    Kush kerkon ti beje varin tjetrit , bie vete brenda
    Mazhoranca 74 votat e saj per te mbajtur besen i ka ne dispozicion per tu miratuar mareveshja e 5 qershorit , por qe te funksionoj duhen te pakten 10 vata te tjera , kush i ploteson tradhetaret e elektoriatit te vete qe lane mandatet, te pa beset, ata qe ben dhe protesta per lista te hapura e shikojne si te rembejne pushtetin .ata qe tjeter thone e tjeter bejne., Populli kerkon sipas sondazheve mbi 80% lista te hapura , te fitoje ate qe kushtetuta i jep te drejten te zgjedh e te zgjidhet per tu perfaqesuar ne kuvend, por sorat, qente, te gjitha egersirat ja mohojne, vjedhin,kete te drejte , qe keta antipopullor , jashqitje te parise socialiste te emeruar “leshli “nga i pari tek i fundit, ata qe quhen “demokrat” e “kryetar te partive pa antare” , ish sigurimsa, funksionar te forumeve te ppsh ,sekretar, kryetar bashk.profesionale, 1200, etj jane jashqitje te PPSH, duan te marin pushtetin per interesa personale, te zgjidhen e rizgjidhen vete e zullumet e tyre ashtu sic kan ber gjate 30 vjeteve , vite tranzicioni, te flasin ne emer te popullit pa pelqimin e tije.Ate qe nuk jane te zote ta realizojne ja ngarkojne tjetrit . Nuk bindin dote ,ata qe kan dale nga e njejta buce dhe fajin ja ngarkojne ,atij qe i ka larguar si jashqitje.Eshte e vertete qe mareveshja me isistimin e nderkombetareve u be per tu dhene mundesi per tu futur ne sistem , ata te rruges, po u ulen per dakortezim me ate qe akuzonin per zgjedhje dhe evropa vuri kushtin per reformen zgjedhore , e cila nuk eshte sipas rekomandimeve te OSBE-se /ODHIR dhe po nuk u miratua, per shkak se nuk behet numri i duhur , eshte nul .Kjo mazhorance ,nuk vuri as kerkoi ,asnje kusht edhe ate per ndalimin e kualicioneve para zgjedhore ,nuk eshte se kerkon as i leverdise se parti por per elektoriat perderisa te dyja nuk ka mundesi te shkojne bashk, u tha si kerkese e mazhorances.
    Mikun e respekton si mik dhe i pranon keshillat dhe rekomandimet , por asnjehere nuk e bene zote shtepie.Nqse keta miq jane disinformuar , nuk munde te theme e lobuar ( eshte e mundur te ndodhe) nga kundershtarit , jane jashte kohes dhe realitetit , per kundershtarin deri dje armiq, sot quhen miq.
    ” Biri im , nje gje te kesh parasysh, gjithmone, i drejti zhytet, por nuk mbytet ! ”
    “Ata qe braktisin ligjin levdojne te pabeset, por ata qe zbatojne ligjin i luftojne ata.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje