Nga Ben Andoni
Në ditët e sotme Edi Rama ka mbledhur të gjithë anatemat e opozitës por edhe të anëtarëve të shumë të pakënaqur e pa poste të mazhorancës, që mërmërisin nën zë. Në fakt, halli është gjetkë dhe lidhet me të ardhmen, me zgjedhjet e pranverës së 2021. Në pak vende ka kaq interes të drejtpërdrejte për zgjedhjet sesa tek ne, ku rezultatet e zgjedhjeve parashikojnë ndryshime radikale në superstrukturën e shoqërisë, si në Shqipëri. Madje, shkojnë deri në grotesk pasi prekin edhe punonjësin e thjeshtë krahut në disa vende.
Por le të kthehemi te paradokset e kësaj kohe, ku shumë palë i janë përveshur ndryshimeve kushtetuese të miratuara në parim në Komisionin e Ligjeve, që shkelin marrëveshjen e 5 qershorit, sipas Opozitës. Në fakt vetë marrëveshja është një paradoks në vetvete, sepse përfshin palë që nuk janë në parlament, teksa shqetësimi më i madh është për Listat e Hapura dhe Koalicionet parazgjedhore bashkë me pragun. Është e kuptueshme që kryeministri Rama po luan pastër me kaosin e opozitës dhe uljen e saj të detyruar në tryezën e bisedimeve. Të kujtojmë deklamimet e opozitës dhe ato se çfarë thanë për Damian Gjiknurin, kokën logjistike të bisedimeve nga PS-ja, pastaj duke e anatemuar dhe vetë kryeministrin Rama, si kreun e të gjitha të këqijave, që të bënin të mendoje se nuk do ishin ndonjëherë kurrë përballë. Por në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. U ulën si të barabartë me Gjiknurin, folën me Ramën, kurse presidenti Meta, që ka marrë përsipër të ekuilibrojë pushtetin e kryeministrit, jep e merr normalisht me parlamentin, herë duke e njohur përciptas dhe herë plotësisht!! Kë duhet besuar? Këtu është çoroditur publiku. A nuk duhet parë disi edhe nga opozita.
Edi Rama e filloi ngritjen e tij politike më 2005 kur PS i dha timonin e një anije të shkatërruar dhe pa asnjë besim. Dhe, ai bëri atë që dinte të bënte më mirë. Fillimisht i ndërroi ngjyrën, flamurin, sloganet dhe pastaj thjesht priti erën e mbarë që e përcolli në pushtet. Kjo ishte e vetmja ndihmë e madhe e PS, po të mos llogarisim kalkulimin e Fatos Nanos për ta futur në hullitë dhe ingranazhet e pushtetit. Gjithsesi, Nano e mësoi dhe e kuptoi para të gjithëve se me Ramën nuk do ishte e lehtë dhe parandjenja e tij duhet parë tek debatet dhe ngacmimet e tij për ta fundosur ose më saktë për ta ulur si figurë. Në fakt, nuk ndodhën sepse Rama e mori PS, kur ishte gati pa identitet dhe notoi i lirë me formacionin për dy mandate, duke kërkuar tani dhe mandatin e tretë.
Të vetmit që e kanë ndihur deri më tani ka qenë opozita e jashtë parlamentit. Bojkotuan parlamentin atëherë kur nuk duhej, bojkotuan zgjedhjet, kur kishin mundësi të ktheheni ekuilibrat e pushtetit në qytetet kryesore. Pak më parë, Berisha e faktorizoi si askënd tjetër dhe e betonoi në krye të PS me marrëveshjen e vitit 2008. 5 Vjet më vonë, me rrjedhën normale të pushtetit, Rama filloi ngritjen me një mandat të parë të suksesshëm, që vinte pas një konsumimi total të PD-së, që e la krejt të lirë pothuaj në katër vjet në artikulimet e tij kilometrike, që më sumë dukeshin si ushtrime retorike. Një marrëveshje e dytë me Bashën, teksa e forcoi më shumë dhe e qetësoi, e bëri kryetarin demokrat qesharak ashtu si edhe PD-në që preku sërish pushtet, edhe në opozitë. Ky moment e lartësoi Ramën si liderin e dytë pas Berishës me atë fuqi.
Tërmeti dhe administrimi i marrjes së donacioneve, por edhe pandemia e lehtësuan në pushtet.
Dhe, kulmi ndodhi edhe pak jave më parë, kur opozita pas një bojkoti të pafundmë dhe dëshmime reale të vjedhjes së votave nga njerëzit e Ramës, u kthye në hulli, duke pranuar tryezën e përbashkët, qoftë dhe me njerëzit më të përfolur. Nuk po flasim për LSI, votat e të cilës e ndihën fillimisht në ardhjen në pushtet.
Tashmë Fatos Nano është thjesht vegim dhe një ish i harruar, kurse Rama po jeton dhe drejton edhe me një ekonomi të rrënuar dhe me një shpurë ministrash, pa asnjë lloj identiteti qeverisës, fare i qetë. Madje, duke kërkuar pa u trembur dhe një mandat të tretë. Por, kur sheh fragmentarizimin e opozitës dhe ndihmën që i kanë dhënë kryeministrit, ke siklet se për të kërkuar ndërrimin real të Ramës, duhet goditur PD dhe jo PS-ja, që fut ujë nga të gjitha anët.
Jugoret shpesh mendojne grekerisht.Vene ne krye te jugut,dmth PS apo ppsh monstra antishqiptare I Kurdisin e urdherojne te qellojne mbi veriore si mbi derra dhe dalin e thone se ramen nuk e vune e perdoren ata por se pd , veriu e ka prodhuar.Te pafytyre e enverizem i paster.Zgjidhja eshte konsensus mes njerezve te mire te veri e jug per nje shtepi te banueshme e te qete.
O gjergj qe gjergj s”je!
Artikulli nuk permendte as veri as jug. Tu te shkon gjuha ku te dhemd dhembi, kuptohet. Koha e juaj qe mbjellin ndarje ka mbaruar.
@Gjergj
Hera e pare dhe e fundit kur shqiptaret jane sulur kunder shqiptareve ka qene Marsi i vitit 1997 kur mostra S.B. dergoi zisat e ushtrise ne Kukes, Tropoje, Mamurras…i mbushi me militante, ju veshi nga nje xhakete ushtarake qe akoma kishin simbolet e UP (pa kapele ne koke, me pantallonat e tyre poshte), ju dha kujt kallash, kujt shkop gome, shumices comange….dhe i zbarkoi ne Jug te Shqiperise. Skenat qe pasuan besoj se i ke pare edhe ti Gjergj.
Edhe une keshtu mendoj qe priti eren e mbare, pas Gerdecit, vjedhjeve te 2009, vrasjeve te janarit, vjedhjeve te bashkise se Tiranes si dhe nje sistem gjygjesor te cilin Arvizu e quante ne fund te mandatit te dyte si jashte funksionit. O budalla ne cfare bote jeton kur ekonomite me te forta kane pesuar renie pikiate, cfare pret ti qe ekonomia shqiptare te prekte majen. Mire po ecen edhe keshtu, me veshtiresite qe i solli fati keto dy vjet, si dhe me njerez regresiv qe u vret syte sistemimi i vendit. Ky murmur mamuri duhet te fleje me periudha te gjata dhe periodikisht,sepsese ka pjese te ngjarjeve qe nuk i ka regjistruara ne memorie, pasi rri rri e bie perseri ne gjume letargjik. Edhe ne ato intervistat e tij flet me nje ze te shuar sikur sapo inka dale gjumi dhe deshiron te fleje prape.
Futja kot!
Me kete opozite , ajde “durro “ dhe nja tete vjet Ramen !
Titulli i per kryer,analiza e dobet
Nuk je treguar Realist,kur ishte fjala per ate te vjedhjen e votave.
Ne mos gabohem,ishte Sokol Olldashi pak para vdekjes ” aksidentale” qe pranoi para Parlamentit,
se te gjitha palet i kishin ndyre duart.
Per hir te se vertetes,ky sport popullor u shpik nga PD-ja biles ne forma me agresive,po te kujtojme Libofshen,
ku i gjithe fshati u shtrua ne dru nga” demokratet”
E vertete eshte,qe nje Obo-bo-zite e tille karagjoze,vetem e demton demokracine,
Rama e shfrytezon kete,ashtu si do vepronte cdo politikan tjeter.
Te flasesh per Moral ne politiken shqiptare eshte njelloj sikur te zhytesh ne mocal per te pire uje.
PS. Nga dy te kqia jemi te detyruar te zgjedhim me te voglen.
Shkurt muhabeti, gjendja ka qene dhe eshte e tillë:
Edi Rama kerkon t’i hape gropen vetes, por vrapojne debilat e Lulezim Bashes, edhe vetë Basha, per t’i hequr lopatën nga dora.
“Joooo, mos e hap gropen. Pse e hap? Je merzitur? Kerkon të ikësh? Mos u merzit. Ti na ke ne, kryesine e PD. Ne vdesim per ty. Mos u genje nga fakti qe te shajmë. Ne te shajmë se te duam shumë.”
Por elektorati qe eshte kunder PS (nuk mund te them elektorati i djathtë, sepse ofendoj te djathten e vertete), nuk e ka kuptuar akoma se duke mbajtur ne krye Lulezim Bashen, automatikisht mban me kembe Edi Ramën. Ashtu siç mbante Berisha Fatos Nanon.
Analistet e jugut po perpiqen ta mbrojne pushtetin e jugut dhe 4 Viet te tjera me shpresen e perseritjes se kohes enveriane.Po perpiqen ta mbrojne si pa rene ne sy.Aq ulet zbret ky zhkarravitesi sa thote ti turremi pd e ta copetojme se gjoja po kthehet brrisha…po berishen ka nje vit qe eshte pa iminitet pse nuk e arrestuat e gjykuat? Ah,po,nuk ju lene nderkombeyaret!!! Lerinj keto gomarlleqe.Ju ka semurur enveri per pushtet e i quani verioret bageti e te pasigurt per tu dorezuar pushtet. Nuk duhet te kete imunitet askush nga veriu e jugu e per asnje arsye nese jane hajdute kriminele tradjtare abuzyes…ky eshte Morali i Ri Qeverises…jo pordhe me rigon te ketij mercenari te shpelare.gjynah sw kam patur nje fare respekti ne distancs…por ne brendesi qenka ku therret qameti.Enveristcorone.
Pd deri sa salih baba te kete pushtet 360 grade mbi kete parti, nuk do jete ne gjendje as te terheqe elektorat as te marre vendimet e duhura.
Sa rendesi ka kush ja ngre,e rendesishme eshte ta kesh te ngritur
O analist; ku eshte deshmia reale e vjedhjes se votave nga njerezit e Rames ? Ne mendjen e PD dhe medias ordinere, perfshi edhe BILD-in , bazuar ne pergjimet e zakonshme qe nuk thone asgje dhe me te cilat ka tallur b…prokuroria duke ia percjelle medias.
Po mire more Ben Andoni metaman ju gazetaret edhe nje pjese si puna jote qe kam pas respekt qe po ja futni si kau peles . Po mire mo po sado me P.D ne te jeni dhe 100% kundra Rames te jeni mi thuaj cilet nga P.D ja mund te jene ministra , a Flamur Ndoka , a Nard Ndoka a Edi Paloka , a Tritan Shehu , a Klevis Balliu , apo Babalja se nuk po mi kujtohet emni etj . se nuk po me kujtohen ma . Po ata para popullit kan lan nam si ne parlament edhe kudo ata eshte turp me i nxjerr para popullit si drejtusa po para popullit me i nxjerr me dhane llogari per bemat e tyre kur ishin ne qeveri . Po le me me bere takime me nderkombetaret qe lajne nam . Ku ogiçin me te mire qe kan vene me ju pri eshte me hajvani qe as arithmetike nuk din po le ma lendet tjera dhe ai vete ka probleme me drejtesine nuk ka dhene akoma llogori per vjedhjen e rruges kombit , per shitjen e detit greqise dhe per vrasjet e 4 qytetareve te pafajshem ne bulevard . Une nuk e di si bashkepunon qeveria me te dhe vete kryeministri qe me te duhet te ngrije mardhanjet e takimet deri sa te shprehet drejtesia . I them Rames te ngrij mardhenjet me te e jo me te thoje si tha sot ne parlament qe duhet me ja ba qefin Lulit me ja mbajt fjalen per marrveshjen e 5 Qershorit . Ajo jo e jo qe nuk eshte marrveshje se asgje nuk u be , Por fare mire asaj mund ti themi : “A MBLIDHEMI PER TE BERE NJE MARRVESHJE PER TE MOS ZGJIDHUR KURGJA DHE PER TI LENE GJERAT SIÇ KAN QENE “, ja e tille eshte marrveshja . Po ju o deputet te P.S se pse nuk i kerkoni kryetarit tuaj qe te ngrije marrveshjet me Bashen deri sa te shprehet drejtesia . Si mund te jete kryetar opozite nje hajdut nje vrases dhe nje bashkepunetore i te huajve ne dem te vendit vet .