"I gatshën të takohem me Bashën dhe Metën", koalicioni opozitar i përgjigjet Ramës: 5 qershori të miratohet pa ndryshime, gati të nisim punën që sot në Këshillin politik

17 Korrik 2020, 17:01Politika TEMA
"I gatshën të takohem me Bashën dhe Metën",

Opozita e Bashkuar ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama shprehu gadishmërinë për tu takuar në Këshillin Politik me Bashën dhe Metën përsa i përket ndryshimeve kushtetuese.

Në një deklaratë për median, Opozita e Bashkuar thekson  se është e hapur për t’u ulur që sot në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar për hapjen e listave dhe koalicioneve, por vendosin si kusht ndarjen e kësaj çështje nga pakti i 5 Qershorit, të cilin kërkojnë që të miratohet sa më shpejt dhe pa vonesa në Kuvend.

Deklarata e plotë:

Opozita e Bashkuar rikonfirmon se i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit dhe apelit të përsëritur të partnerëve strategjikë për miratimin e saj sa më parë në Kuvend, pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme. 

Ndryshimet kushtetuese, të hartuara në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, jashtë Këshillit Politik dhe pas Dakordësisë së 5 Qershorit, prishin marrëveshjen e arritur mes palëve. Këto ndryshime kushtetuese të njënashme bien ndesh edhe me traditën 30 vjeçare të miratimit të rregullave elektorale, që janë bërë gjithmonë me gjithëpërfshirje dhe konsensus, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe forcimin e demokracisë pluraliste.

Miratimi i Reformës Zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, është edhe kërkesë e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet seriozisht dhe në mirëbesim e angazhuar në përmbushjen e këtij objektivi madhor për vendin dhe ka dhënë kontribut real në përmbushjen e këtij kushti. Kjo arritje e përbashkët nuk duhet të zhbëhet nga interesat e ngushta politike. Marrëveshja politike e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit të arritura me ndihmën e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE duhen respektuar plotësisht dhe pa ndryshime nga të gjitha palët.

Sipas këtyre marrëveshjeve, çështjet e dakordësuara në 5 Qershor duhet të aprovohen pa asnjë ndryshim dhe pa vonesa të mëtejshme për të mundësuar zbatimin e dispozitave të reja zgjedhore, duke përfshirë ngritjen e KQZ së re dhe fillimin nga puna për zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve. Për pasojë, çdo diskutim tjetër, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe duhet të jetë në përputhje me Rekomandimet dhe praktikat më të mira të OSBE dhe Komisionit të Venecias.

Rikonfirmojmë qëndrimin tonë se nëse Partia Socialiste është vërtetë e interesuar për të diskutuar mbi çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Për vijimin e punës në Këshillin Politik palët kanë dakordësuar edhe në pikën 11 të Marrëveshjes së 5 Qershorit. Opozita e Bashkuar shpreh gatishmërinë të vazhdojë diskutimin dhe punën në Këshillin Politik për çdo temë dhe çështje që lidhet me zgjedhjet, duke nisur nga sot, por pa penguar apo vonuar miratimin pa ndryshime, sa më parë të dakordësisë së 5 Qershorit.

(TemA)

3 komente në ““I gatshën të takohem me Bashën dhe Metën”, koalicioni opozitar i përgjigjet Ramës: 5 qershori të miratohet pa ndryshime, gati të nisim punën që sot në Këshillin politik”

  1. Emigranti says:

    Opozita e bashkuar eshte nje shemtire e peshtire. Te gjithe fytyra te sterkonsumuara, kane qe nga 1990 qe bejne gam-gam ne arenen politike dhe vetem mbushin xhepat. Eshte turp te shkosh e te votosh keta sharlatane qe e kane katandisur vendin ne kete derexhe.

    Me vjen peshtire kur shikoj kete foto te krereve te opozites qe pergatiten te marrin pushtetin. Fytyra mafiozesh tamam sikur jane ne mbedhjen e “Cosa Nostra ”
    Fare e keqe , sa mire qe kam hikur nga ai vend ku ligjin e ben mafiozi, ku batakciu behet fetar, ku hajdutit i thuhet “I zoti” e kriminelit “Trim”
    Pa u zevendesuar kjo klase politike mos shkoni ne votime, sepse edhe po votuat do tua vjedhin votat.

  2. specialisti says:

    Te gjithe dakort.
    Te mblidhen e te vendosin bashkarisht.
    Edhe nderkombetaret do jene me te kenaqur, se mareveshja e 5 qershorit.
    23 korriku erdhi. Te votohet mareveshja e te ulen.
    Nivelin e perfaqesimit e gjejne vete.
    Me mire me lista te hapura.
    Te votojme per deputete e jo per parti.
    Per cdo gje qe na shqeteson si popull, takohemi me deputetin.

  3. Edi says:

    Nuk i do listat e hapura se nuk merrni dot me Euro per legenat deputete qe do fusesh.Cfare ti besh Edit qe eshte frikacak per pushtetin,Sali krimineli spirdhte per asnje dhe hecte perpara si i nrifesh atij.O Ed legeni,ti nuk ke pse shkon tani ne takim se je ti qe e ha ne bythe tani,.Pse mor rehat ben ujdi me nje opozite qe ka dale nga parlamenti,ne te gjithe boten ato jane Zero tani,ti ja hape syrin per ti bere qejfin gruas se Like Hajdutit.Ishte e lehte mor burre,hyje ne bisedime vetem me ato qe jane ne parlament dhe mirupafshim.Shkarkoje Hajdutin Mete dhe do te lusnin ato bythen ty,tani e ha ti se ato do thone qe ky po prish marreveshjen dhe ne nuk futemi ne zgjedhje me lista te hapura se eshte vone tani.Pse or Debil nuk bere asnje gje te hajrit,do te versulen ty te gjithe tani,leri or mik te hane kokat njeri me tjetrin,ti ske pune ato qe jane ne parlament jane te dale nga listat tyre,i thoje Lulzim bythqimit ato jane deputetet e tu merru ti me ato,une per vete jam i lare se ju thashe po.Ti kujton se je me i zgjuari dhe munt tja dalesh 3 pisave si Luli,Sala dhe Likja.Ato vetem me beshtym te mbysin mor beleg se jane 3 dhe te tre kriminela.Me vjen keq Edi por po e kruan vete.Me kafshen sillu si kafshe dhe jo me edukate se do te hane te gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje