Pasi fshiu deklaratën për Shqipërinë, Parlamenti Europian e rikthen sërish sot, por me tone shumë më të buta

17 Korrik 2020, 10:32Politika TEMA

Parlamenti Europian ka ripublikuar sot deklaratën e tre eurodeputetëve David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, ku i kërkojnë maxhorancës që të miratojë pa ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit me argumentin se kjo do të ndihmonte në mbajtjen e konferencës së parë të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, por me një gjuhë më të zbutur se ajo e një dite më parë, e cila u fshi nga faqja.

Tre eurodeputetët kërkojnë nga mazhoranca që të bëjë ndryshimet pa prekur thelbin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Nga deklarata është hequr fraza: “Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian”.

Në vend të saj është shtuar fraza: “Është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje që të mund të mundësojë dialogun mes partive politike në mënyrë që të mbahet konferenca e parë e negociatave për integrimin e vendit në BE.”

Duke nënvizuar se çdo vënd ka të drejtën të përcaktojë vetë sistemin elektoral që do të përdorë sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit të brendshëm.

Megjithatë, sipas eurodeputetëve, është e rendësishme që në këtë drejtim të aplikohen shembujt më të mirë ndërkombëtar dhe që ndryshimet të bëhen në mënyrë transparente dhe të fillojnë të paktën një vit para zgjedhjeve elektorale të planifikuara.

Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor.

Është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, të ruhet dialogu dhe konsensusi me të gjitha partitë politike, në mënyrë që të mund të thirret konferenca e parë për negociatat e anëtarësimit, dhe të vazhdojë procesin e integrimit evropian. (U shtua sot sh.r)

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit.

Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara.

Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë që janë të domosdoshme për BE-në e vendit të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

14 komente në “Pasi fshiu deklaratën për Shqipërinë, Parlamenti Europian e rikthen sërish sot, por me tone shumë më të buta”

  1. asd says:

    Ne kete rast, PE eshte krejt gabim. Konsiderohet opozite parlamentare ata qe e kane lene detyren.

  2. Realisti says:

    Parlamenti Europian eshte i perkushtuar qe Shqiperia ye mos shkoje asgjekundi… Rrenjet e Sali vdekjes jane te thella, 27 vjecare.

  3. loku says:

    Parlamenti i BQ se BE nuk do te behet kurre….. Shikoni se cfar po ben kjo BE….. nje nisem beri SHBA per bisedimet Serbi Kosove dhe kjo BE e prishi….
    Te ish per BE Kosova sot do ish e Serbise por rrofte SHBA ky shtet qe ndricon rruzullin, sa per BE njeri i bie gozhdes tjetri patkoit, ketu perjashtoj vetem Gjermanine…..

  4. Fisteku says:

    Shume surrat i keq ky majtas.

    1. Jeta says:

      Mu sikur me ha buken ai HALE me ate surrat spiuni te asfalijes.

    2. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Manoli Kefalogianis , grek , nje antishqiptar i terbuar ………….

  5. Arvanitasi says:

    Qefalojanis b.q.grek racist muti …gjifti i ashtu quajtur grek…cfar presim nga keta .??? Do shtrohen ne ulukun ku ju thot legjenda edi RAMA ???

  6. Njeri says:

    Te pretendosh te vendosesh ne krye te Shqiperise nje kriminel si Lylzim Basha, qe hapur, ne mes te dites kur ishte minister i brendeshem vrau 4 protestues tregon se je ose kriminel ose me e pakta i korruptuar. Dihet qe Berisha dhe Basha afrojne te ardhurat e shqiptareve ti ndajne me kedo qe i ndihmon te vijne perseri ne pushtet. Por politika vete eshte veper penale dhe ata qe veshin kostumin e saj jane kriminele me kollaro. Jo eorupes qe kerkon te vendose serish nje vrases ne krye te shqiptareve. Jo europes se peshkaqeneve qe rrjepin popujt per te pasuruar veten e tyre. Jo krimit dhe korrupsionit te kollarisur.

  7. qytetar says:

    Enver ku je …….

  8. undefined says:

    Kur te “ngren” zerin edhe nje jevgjit qe i qelbet lekura era djerse…vajmedet…asaj BE…

  9. Nick says:

    O Balo të hëngërt tenja, se t’keqen e ke brenda. Kto jan pasojat e lobimit PD & LSI n’parlamentin europjan. Nji her fut e nji koh fuste shkopinj n’rrota PS-ja e Ramës dhe tani jan kta të tjerët që bëjn po at zanat. Përfundimi ësht Shqipria n’vënd numëro, ndërsa kta që pagujn pare për tu anku për njëri tjetrin i bëjn dëm gjith shqiptarve, për vete kan pasaporta dhe targa diplomatike për sojin e sorollopin dhe për qent e macet që kan n’shpi. Lum populli që i ka dhe i duron n’pushtet kta njerz, e vet mer rrugt e kurbetit nëpër azile, maleve, posht trenave, fshehur nëpër maune, e duke i hy dhe deteve n’kam. E ku ka popull tjetër që ban ma shum sakrifica për PUSHTetarët e vet?

  10. Gjergji says:

    Shpresoj qe Rama mos ndryshoje mendje per listat e hapura dhe koalicion para zgjedhor?

  11. Gjergjj says:

    Europa tall menderen me ne, as mish e as peshk. Populli do lista te hapura.

  12. Olsi says:

    Ai greku me duket si indian pjatalares. He ropt , te japin dhe keta mend per politike ,te ardhur nga burkina faso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje