Investim i rëndësishëm te “Zogu i Zi”, rikonstruktohet rrjeti kryesor i shkarkimit të ujërave të zeza

20 Korrik 2020, 10:52Sociale TEMA
Investim i rëndësishëm te “Zogu i Zi”,

Një investim shumë i rëndësishëm është bërë te “Zogu i Zi” në kryeqytet. Bashkia e Tiranës po rikonstrukton rrjetin kryesor të shkarkimit të ujërave të ndotura, i cili fillon nga “Rruga e Durrësit” dhe përfundon në qendër të Tiranës. Ekipet e terrenit në Bashkinë e Tiranës kanë punuar orët e vona të natës për të evituar rëndesën e trafikut gjatë ditës.

Kjo ndërhyrje tepër e domosdoshme në kolektorin kryesor të shkarkimit eliminon problemet e shkaktuara nga rrjeti i amortizuar, i ndërtuar shumë vite më parë. Ky investim, ashtu si çdo tjetër në qytetin tonë, po kryhet me profesionalizëm dhe me materiale bashkëkohore.

Puna vijon çdo ditë në kryeqytet dhe me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo punë  dhe për të siguruar qëndrueshmëri e cilësi në çdo ndërhyrje që kryhet nga ana e Bashkisë së Tiranës.

3 komente në “Investim i rëndësishëm te “Zogu i Zi”, rikonstruktohet rrjeti kryesor i shkarkimit të ujërave të zeza”

  1. Pastrues Qinnanni says:

    Me s fundi muti do marri rrugen e mutit.

  2. kasemi says:

    Investim shume i rendesishem i bashkise tirane, si nuk kane fare turp. Kanal halesh more shoke te bashkise. Po ngushtimin dhe shkaterrimin e bulevardit zotu i pare kur do ta perfundoni, se shkaterruat jo vetem ate bulevard por te gjithe zonen. Mbylleni me mire bulevardin se atehere ngushohet mjaftueshem, per te mos kaluar asnje makine, bile as kembesore. Turp. Bulevardi eshte ndertuar ne vitet ’30 kur tirana nuk kishte fare makina, e lali eri na e bllokon sot kur tirana dhe gjithe shqiperia eshte mbushur me makina. Edhe nje here turp per keto investime qe po ben bashkia tirane me parate tona, me taksat qe nuk di ti ule por vetem i rrit.

  3. Feridi says:

    Po ç’jan keto tituj bombastik, sikur ne po aplikojme per here te pare per ne nje planet qe nuk e njef njeri dhe s’ka shkuar njeri. Po behet kanalizim, sa qesharake, po dyfishohet uji, çjan keto mor anan. Napolon Bonaparti beri kanalizime ne ate kohe qe i rezistojne dhe kesaj kohe, dhe nuk flitet aq shume per te. Sepse ishin ato dhe jane keto taksat e popullit. Behen kanalizime per dy tre vjet, vjen kryetari tjeter ben kanalizime per dy tre vjet, aty ku e lam, aty na gjeti. Bashkia ka plot pune te tjera sociale per te bere, nje nder gjerat me te mira dhe me ekologjike do te ishte ajo, e pastrimit te lumit qe seshte me lume “Lana”, te pastrohej nga inertet qe duken shum keq, ku dhe pengojne rrjedhen e lire te ujit. Tani kjo stine do te ishte me e favorshme per shkak te prurjeve. Do izolohesh ne nje fare shkalle era e rende kundermuese, ku nuk e di qe si kalon kryetari ne ate rruge dhe si bie era qe te çan mushkerite kur kalon afer saj. Ne e kuptojme qe duhen tendera qe kane leke shume per te bere nje pune te mire. Sa per dyfishime uji pastaj kalon ne tallje, ku u hoqen dhe depozitat qe rregullonin sado pak ujin e enderruar si ne shkretetirat e saharase. Qendra tek ushtari panjohur vuan per uje, vetem me pompa dhe orare, e jo me periferite. Te fala kryetarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje