Pas Celtic-ut, Ilir Meta uron Tiranën: Na ndriçuat, e merituat titullin!

20 Korrik 2020, 09:08Sociale TEMA

Tirana ia doli të fitojë titullin e 25-të në histori të klubit, i cili në klubin bardheblu mungonte prej 11 vitesh.

Ky vit përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të klubit dhe titulli ishte dhurata më e mirë për tifozët, por edhe për klubin.

Urime për skuadrën kampione të Shqipërisë kanë qenë të shumta, teksa nuk ka munguar një urim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, publikon pamje nga festa e tifozëve ditën e djeshme, duke i uruar titullin Tiranës.

“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION  dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu , të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.

Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!

Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:

“O Tiron Tirona,

Ti do të jesh KAMPIONIA””, shkruan Meta.

2 komente në “Pas Celtic-ut, Ilir Meta uron Tiranën: Na ndriçuat, e merituat titullin!”

  1. h says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur ,zoti hajdut.
    Squadra jote është skrapari,hajdut sportiv.

  2. Gim says:

    Mos e zej Tironen ne goj ti mer katunar skrapari. Tirona eshte e jona, mor zgjyrash bajgaxhi skrapari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje