Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një tjetër thirrje për qytetarët mëngjesin e sotëm.
Ajo ka publikuar deklaratën e mjekut kardiolog Arben Baboçi, i cili këshillon qytetarët të mbajnë maskë.
“Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, sesa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”, sugjeron Baboçi.
Ndërkohë, Manastirliu deklaratën e kardiologut e shoqëron me një tjetër këshillë.
“Mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”, shkruan ajo në rrjetet sociale