Skandali: Gjykatat martuan 20 vajza të mitura në 2019, shfrytëzuan një hapësirë në Kodin e Familjes

20 Korrik 2020, 21:27Sociale TEMA

Martesa e vajzave para moshës 18-vjeç vijon të mbetet një fenomen shqetësues, i shëmtuar dhe me natyrë primitive në Shqipëri, po shqetësimi merr një tjetër dimension kur martesa të tilla, të ndaluara nga konventat ndërkombëtare, legalizohen dhe vulosen nga gjyqtarët shqiptarë.

Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, gjykatat shqiptare kanë lejuar martesën e 20 vajza të mitura, pra nën moshën 18 vjeç.

Sipas INSTAT, ky numër është ulur në krahasim me vitin 2018, kur u regjistruan 24 martesa të vajzave nën 18 vjeç, me vendime gjykate.

Vajzat e mitura janë martuar me meshkuj të moshës nga 19-35 vjeç. Ndërkaq, referuar vendimeve të gjykatave për lejimin e martesave nuk ka një vlerësim psikologjik të vajzave të mitura, ndërsa në disa raste nuk janë përfaqësuar as me avokat.

Kodi i Familjes në Shqipëri, në pikën e parë të nenit 7, ndalon martesën nën moshën. Por, pika e dytë e këtij neni parashikon që “gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe”.

Pikërisht kjo pikë e Kodit të Familjes po përdoret për lejimin e martesave të vajzave të mitura. Ndërkaq, Konventa e Këshillit të Evropës e njohur si Konventa e Stambollit, kundër dhunës ndaj grave, në nenet 32 dhe 37, u kërkon shteteve përkatëse, përfshirë edhe Shqipërisë, që të marrin masa dhe të bëjnë të pavlefshme martesat nën moshën 18 vjeç.

Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave (CEDAW), e nënshkruar nga Shqipëria, ndalon martesat e hershme dhe u kërkon shteteve palë të rishikojnë legjislacionin, duke forcuar rregullat për rastet e veçanta të lejimit të martesave nën 18 vjeç.

Martesat e hershme konsiderohen edhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhunë me bazë gjinore dhe shkelje e të drejtave të tyre.

Martesat nën moshën 18 vjeç, të legalizuara nga gjykatat shqiptare, reflektohet si shqetësim edhe në raportet e organizmave ndërkombëtare për Shqipërinë, sa i takon të drejtave të njeriut./shqiptarja.com

4 komente në “Skandali: Gjykatat martuan 20 vajza të mitura në 2019, shfrytëzuan një hapësirë në Kodin e Familjes”

  1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    keta jane ”autocthonus” arabe qe qelbin token e arberit………………….

  2. Timi says:

    Gjyqetare pisa e budallenj.

  3. ryka says:

    Vajzave u vijnē periodat në moshën13 – 14 vjeçe keshtu qē mosha e martesês me ligj duhet të ndryshohet.

  4. Kandi says:

    Jeni injorante krejt. Lexoni ligjin dhe mos beni komente kot. Martesa para 18 vjeç lejohet kur femra arrin emancipimim per disa motive: p.sh mbetet me barre. Atehere s konsiderohet me e mitur.
    Po kush ka bere kete shkrim bente mire te fliste me nje ekspert ligji e jo me tellalle shoqatash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje