Një psiko-sekt trondit Italinë: 77-vjeçari me pseudonimin "Doktori", drejtonte sektin që rekrutonte femra të "elitës"

21 Korrik 2020, 18:28Lifestyle TEMA

Policia e qytetit italian të Novarës zbuloi, falë dëshmisë së një vajze, ekzistencën e një sekti psiko-psikik, i cili vepronte në të gjithë Italinë për më shumë se 30 vjet.

Në krye të sektit, viktimat e të cilit ishin kryesisht gra dhe vajza të reja, ishte një burrë 77-vjeçar, i cili quhej “Doktori” e që trajtohej si hyjni.

Anëtarët e sektit iu nënshtruan dhunës seksuale, në mënyrë që, siç u kishte predikuar udhëheqësi (Doktori), “t’u ndizte flakën e brendshme” dhe t’i nënshtroheshin plotësisht asaj.

“Doktori” arriti të izolojë plotësisht disa gra edhe nga familjet e tyre, raportojnë mediat.

Vajzat dhe gratë e reja u zgjodhën nga familje të mira.

Sekti gjithashtu merrej me “pastrim parash”.

Udhëheqësi vendoste për anëtarët me të cilët mund të dilnin, çfarë të bënin, dhe ai vetë zgjodhi se me cilën viktimë do të argëtohej.

Policia zbuloi se drejtuesi kishte 26 bashkëpunëtorë, dhe se profesionistë të tillë si disa psikoterapistë, pronarë të dy shkollave të baletit, pronarë të dyqaneve artizanale dhe të tjerë, gjithashtu morën pjesë në tërheqjen e anëtarëve.

Sipas policisë, edhe vajzat e nivelit të lartë kulturor tërhiqeshin në sekt, nëse udhëheqësi i vlerësonte si objektiva.

“Askush nuk mund të jetë i sigurt se nuk do të përfshihej në sekt”, dëshmoi vajza.

2 komente në “Një psiko-sekt trondit Italinë: 77-vjeçari me pseudonimin “Doktori”, drejtonte sektin që rekrutonte femra të “elitës””

  1. Niku says:

    Ca eshte ky sekti psiko-psikik o Nasi?

  2. Robi says:

    Hajde shtet hajde!
    Me
    sa duket, nuk u del koha te merren me keto tmerre, se do merren me shqiptaret.
    Ju ka rene rasti besoj, qe te kaloni ne pikat e kontrollit neper aeroportet italiane. Njera eshte per Extra Comunitaret, pra per ata qe jane jashte BE-se dhe tjetra per pasagjeret nga Unioni. Edhe fytyrat e kontrolluesve te pashaporave jane si dita me naten. Ata qe kontrollojne shqiptaret, kane je fytyre kafshe, ndersa, ne kalimin ngjitur per pasagjeret nga BE, kontrolluesi i pashaportave eshte fytyre ëmbel dhe jane te sjellshem. Duket sikur edhe shteti ka dy fytyrat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje