U prek nga COVID-19, shërohet futbollisti i Partizanit Esat Mala

21 Korrik 2020, 22:28Sport TEMA

Shërohet edhe një tjetër lojtar tek Partizani nga koronavirusi. Esat Mala ka dalë negativ në testin e dytë.

Ende në izolim vijojnë të jenë Erald Cinari dhe Kristi Kote që pritet t’i nënshtrohen testit të dytë në ditët në vijim.

Të dielën u shëruan Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët ishin dy të prekurit e parë. Në ekipin e Partizanit rezultuan të prekur 5 lojtarë, ku 3 prej të cilëve janë shëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje