Fjalët e presidentit të futbollit, rreth dyshimeve për trukime, u shoqëruan edhe nga një deklaratë e bërë në formë shakaje nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishi.
Mes batutave me presidentin Safet Gjici për kampionatin e humbur, Dervishi tha se Kukësi mund të shpresojë ende te titulli, sepse Tirana do të përjashtohet.
Ende nuk mund të thuhet nëse fjalët e tij janë një indicie për atë që mund të ndodhë, por e sigurt është që te Tirana nuk do të jenë aspak të lumtur.
Më herët Duka ishte shprehur:
“Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim. Unë nuk jam jurist dhe hetues. Jam një opinionit dhe më është dukur edhe mua si tifozëve të tjerë.
Juristet dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse kemi të bëjmë me një ndeshje të trukuar. Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar, por edhe ndërkombëtarë dhe UEFA në bashkëpunim të ngushtë, po hetojnë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion.
Nuk është e lehtë në futboll, por vërtetë më vjen shumë keq që në një kohë që Shqipëria u largua shumë nga lista e ndeshjeve të trukuara, detyrohemi të diskutojmë sërish edhe aq më shumë për ekipin që pritet të dalë kampion, bashkë me Bylisin. Nëse vërtetohet që ka trukime, besoj se do të ketë vendimet e merituara për të luftuar këtë fenomen”, u shpreh Duka.
Që ndeshja Bylis-Tirana ish vetëm njëra nga ndeshjet e shumta të trukuara,kjo nuk diskutohet.Por nëse do dënohet Tirana kjo do bëhet vetëm nga insistimi i UEFA-s,se po të jetë për FSHF-në,nuk i hyn gjemb në këmbë.
Ajo gjithmonë bën sikur nuk kupton dhe nuk di gjë!
duka që duket
duka që duket