Zbulohet shuma që do përfitojë ekipi i Tiranës për trofeun

21 Korrik 2020, 13:06Sport TEMA

Nga salla e Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë për të shpërblyer ekipin kampion të Tiranës.

Përfitues nga fondi i akorduar nga Bashkia e Tiranës nuk do të jenë vetëm 11 lojtarët që  zbresin në fushë, por i gjithë ekipi i Tiranës, të cilët i bënë kryeqytetit dhuratën më të bukur në këtë 100-vjetor të themelimit të klubit, por edhe të shpalljes kryeqytet.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e Kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet.

Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku Bashkia në fjalë është aksionere.

Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata 11 që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën.

E di që shumë veta thoshin dje pse s’ka bërë urim Lali Eri si ca politikanë të tjerë, por politikanët e tjerë ndoshta fjalët i kanë të tepërta, kur flasim ne të bashkisë, urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot, teksa bëmë edhe një analizë me klubin se çfarë do të ishte një shpërblim i arsyeshëm”, theksoi Veliaj.

6 komente në “Zbulohet shuma që do përfitojë ekipi i Tiranës për trofeun”

  1. dinamovit says:

    Une jam qytetar i Tiranes dhe nuk jam aspak tifoz i Tironcices! Nuk dua qe nga taksat e mia te “shperblehet” ky ekip! Dua qe nga taksat e bashkise ti jepet nje fushe dhe nje zyre ekipit legjendar Dinamo e Tiranes ?

    1. Qytetar says:

      Mos u lodh sepse Dinamon nuk e ndihmon askush. Kanë vite që përpiqen ta zhdukin si Dinamon ashtu edhe Partizanin. Arsyet dihen. Hajdutë ordinerë të veshur me pushtet so Malltezi ndërtuan pallate aty ku dikur ishte klubi i Partizanit. Dinamos ju vu Ridvan Bode bashkë me Dukën. Ridvani për të marrë lojtarët për Skënderbeun dhe Duka për ambientet e klubit.
      Tek Tirana sivjet kishte interesa për marketing politik nga bashkia. Kuptohet që raste të tilla gjuhen. Tani që nuk del dot me lopatë në dorë si dashnor i gjelbërimit sepse I ka dalë boja me kohë nga betonizimi pa mëshirë i qytetit dhe pasi nuk la trotuar e rrugicë pa shqepur nga dy tre herë dhe shitur si punë të bashkisë, i duhej ky titull i 25-të që përkon me 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet. Nëse italianët që morën Dinamon janë seriozë dhe investojnë ashtu siç duhet dhe, nuk béhet ndonjë lojë e ndyrë prapë nga FSHF ndoshta,në 2022 do kemi kënaqësinë të shohim prapë Dinamon në superligë

  2. Berti says:

    Je i pa pare Erjon

  3. VFLP says:

    O Erion o cope mishi …

  4. Qytetar says:

    Po ik mos na hapni barkun. Kampionat I stisur për marketing politik i Erion Veliajt dhe kuptohet shoqëruar me pazare financiare Refiku-Armando-Erioni.
    Llogari e thjeshtë. 100 vjet Tirana kryeqytet plus titulli 25. Me demek shifra jubilare. Shihni se ku e keni katandisur sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Ekipet e superligës në nivelin e spartakiadave midis qendrave té punës dhe kooperative që organizoheshin dikur nëpër qytete. Kampionat me kampion të paravendosur dhe ndeshje që luhen me rezultate të paravendosura që të nxirren lek nga bastet.
    Duket niveli kur nga klubet shqiptare pérjashto skënderbeun që kaloi një herë në fazën e grupeve të euroleague, janë mundur nga ekipe më shumë se modeste.
    Niveli I tifogrupeve nëpër stadiume është në nivel injorantësh dhe rrugaçërie ordinere.

  5. MK says:

    A jane 150 mil te reja apo thjeshte 15 milion leke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje