“France Football” ka deklaruar se Topi i Artë, trofeu prestigjioz personal që i jepet çdo vit një futbollisti, nuk do të ndahet këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Kryeredaktori i “France Football”, Pascal Ferré, tha se nuk ishin plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e edicionit të vitit 2020.
“Për herë të parë që prej vitit 1956, Topi i Artë nuk do të akordohet, sepse besojmë që ky vit kaq i veçantë nuk mund të trajtohet si normal”, tha ai.
Po normal se nuk e meriton as Mesi as Ronaldo
Gjithsesi topi i arte dihet kujt i takon kte vit
Robert Lewandoskit