Refik Halili i gëzohet titullit: Kam një kërkesë për kryeminstrin Rama

20 Korrik 2020, 10:24Sport TEMA

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për titullin e fituar nga Tirana në lidhjen e drejtpërdrejtë me “Gol pas Goli.

Ai kërkoi nga qeveria që t’a lejojë të organizojë një festë me tifozët, sigurisht duke respektuar protokollin e sigurisë.

“Është një arritje e bërë falë një pune prej shumë kohësh, që fillon nga punëtori i fushës deri te presidenti.

Jam shumë i gëzuar që arritëm t’i shtonim dhe një trofe klubit tonë. U bënë 25 tituj kampionë. Ka qenë një menaxhim më të mirë se çdo vit tjetër. Kemi pakësuar borxhet, që prej vitit 2015.”

Festa e titullit: Punon një grup me organizimin e fetës. Pandemia na ka mbërthyer keq. Mbase duhet t’i bëjmë thirrje kryeministrit ta festojmë në stadium këtë titull, duke respektuar dhe normat. Po bëhen koncerte në këtë kohë. Nëse do të na lejojnë, do të festojmë të gjithë bashkë, sipas programit të organizatorëve. Mund ta bëjmë një festë simbolike me 2 mijë veta.

Vazhdimësia e Egbosë: Egboja është trajneri i parë i huaj që merr titullin kampion te Tirana. Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Gjej rastin t’i falënderoj Kostën dhe Xhafën, edhe drejtorin, zëdhënësin, drejtorin e stadiumit.

Mbrapa ka qenë një suitë. Mbështetje të veçantë na ka dhënë tifozëria, që ka qenë një aset i çmuar. Do të ulemi me Egbonë të bisedojmë se çfarë do të bëjmë për Ligën e Kampioneve. Nëse biem dakord vazhdojmë, nëse jo do të vazhdojmë me trajner tjetër.

1 komente në “Refik Halili i gëzohet titullit: Kam një kërkesë për kryeminstrin Rama”

  1. tirona says:

    Ta gezoni titullin ,por keni harruar te falenderoni Duken dhe albitrat e tij se pa ta nuk do tja kishit arritur,suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje