FOTO+VIDEO/Dhuna në Pukë, shikoni pamjet si janë gjakosur lojtarët e Egnatia-s, kryetari i Bashkisë Pukë person “non grata” në Rrogozhinë

19 Korrik 2020, 16:28Sport TEMA
FOTO+VIDEO/Dhuna në Pukë, shikoni pamjet si janë gjakosur

Dhuna në kategoritë inferiore në futbollin shqiptar vazhdon të qëndrojë “këmbëkryq”.

Në Kategorinë e Parë, pikërisht ditën e shtunë u zhvillua ndeshja ndërmjet Tërbunit dhe Egnatia-s.

Ekipi rrogozhinas ditën e djeshme ka barazuar 1-1 ndaj Tërbunit në Pukë, aty ku vendasit të mërzitur nga rezultatin kanë sulmuesi pjesëtarët e ekipit mik, duke iu shkaktuar atyre edhe probleme në trup.

Mësohet se pasi gjyqtarit gjyqtari njoftoi mbylljen e takimit,  janë sulmuar futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës rrogozhinase nga një tifoz dhe një polic privat, të cilët janë shoqëruar në komisariat.

Sipas klubit të Egnatias aktori kryesor për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Pukë pas ndeshjes me Tërbunin, është kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj.

Sipas klubit rrogozhinas, Gjonaj nuk e ndaloi dhunën, por u bë edhe vetë pjesë e saj dhe për këtë arsye ai është shpallur “non grata” në qytetin e Rrogozhinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje