Një vit pa Fatmir Frashërin, kryeministri Rama zbulon “dobësitë” e legjendës bardheblu

19 Korrik 2020, 12:40Sport TEMA

Një vit pa Fatmir Frashërin, legjendën e Tiranës dhe të futbollit shqiptar. Një nga tribunat e “Air Albania Stadium” mban emrin e tij, ndërkohë që sot e përkujtojnë miq e të afërm. Sigurisht ai u mungon shumë tifozëve, sidomos atyre të Tiranës. Kjo datë nuk i ka shpëtuar as kryeministrit Edi Rama, i cili ka zbuluar edhe disa anë të tjera të Fatmir Frashërit, përmes një postimi të bërë në faqen e tij në “Facebook”.

“FATMIR FRASHËRI ishte një ndër legjendat e “Tironës” që asokohe quhej “17 Nëntori”. Rasti e solli ta njihja personalisht shumë më vonë se sa koha e largët, kur mbante shiritin e kapitenit në mes të gardhit mbrojtës të skuadrës së tironsave”, nis postimi i Ramës.

Më tej ai shton: “E takova një ditë në studion e mikut tonë të përbashkët, piktorit Ramadan Karanxha, ku dëgjuam muzikë klasike në gramafonin heroik të Danes dhe profesori i fushës së blertë fliste me pasion për violinistin e famshëm Yehudi Menuhin!

Qysh atëherë u takuam në kohë të ndryshme deri vonë – mora prej tij këshilla të vyera për stërvitjet e forcës, kur luaja me skuadrën e parë të Dinamos, ndërkohë që profesori ishte trajneri i futbollit dinamovit dhe takohesha gjithnjë me kënaqësi me të tek godina e klubit. Ishte një xhentëllmen i vërtetë!

Mbetet në kujtesën time si një personazh i veçantë i botës së sportit shqiptar, një ndër anglishtfolësit e rrallë të kohës së izolimit nga bota, njeri studioz dhe i apasionuar pas muzikës klasike, letërsisë, pikturës e historisë, përveçse pas futbollit të cilit i kushtoi tërë jetën e tij profesionale.

Ai u nda nga jeta si sot një vit më parë, duke lënë gjurmën e tij të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar, në kujtesën e tifozëve të “17 Nëntorit” e të Kombëtares kuqezi, të lojtarëve të shumtë që stërviti me diturinë e tij të spikatur dhe të miqve që patën fatin ta njohin nga afër”.

3 komente në “Një vit pa Fatmir Frashërin, kryeministri Rama zbulon “dobësitë” e legjendës bardheblu”

  1. Taqi says:

    Fitorja e tij me e madhe si trajner
    eshte kur si trajner i Dinamos
    shparrtalloi 17 Nentorin
    me ORARIN E KINEMASE: 3-5
    Me 24 Nentor 1985
    (Tregolesh i Demollarit)

  2. Llaksi says:

    Me te të vertete ishte një njeri dhe sportist shembellor me moral dhe sjelljen e tije te kulturuar bënte për vete çdo njeri. Personalisht e kam takuar para 7 vjetësh për herë të pare nga dhëndri I tije me atë të folurën edukative. Ruaj kujtimet më të mira për të si sportist dhe si prind. RIP.

  3. Pokeristi says:

    Te gjithe qe e kane njohur nga afer,a po nga larg ruajne respekt dhe konsiderate per ate “Tirons”te rralle,frasherlli.
    Te rrojme e t’a kujtojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje