VIDEO/ Festa speciale e Egbo dhe e tifozëve, “digjet” kryeqyteti

19 Korrik 2020, 23:41Sport TEMA

Tirana kampione e Shqipërisë pas 11 vitesh dhe festa në kryeqytet, është e ligjshme.

Sapo është dëgjuar vërshëllima finale në sfidën mes Vllaznisë dhe Kukësit, që u mbyll 1-0 dhe i dha matematikisht titullin Tiranës, festa bardheblu ka nisur.

Në shtëpinë e trajnerit Egbo, festa ka qenë me trajnerin dhe partneren e tij, që me brohoritma “Tirana, Tirana” dhe duke kërcuar me njëri-tjetrin, kanë festuar. Nuk mungoi as falënderimi për Zotin.

Ndërsa në rrugët e kryeqytetit, shumë makina me flamuj bardheblu kanë pushtuar rrugët, si dhe fishekzjarrët në qiell nuk munguan. Zhurmë, festë, ekzaltim, e gjitha bardheblu.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje