Espanjol ofron 2 milionë euro për Baren, Malaga refuzon propozimin e katalanasve

20 Korrik 2020, 12:48Sport TEMA

Sezoni në Spanjë nuk ka mbaruar ende, por bisedimet për merkaton kanë nisur. Një nga emrat më të përfolur është Keidi Bare,. Mesfushori është aseti më i çmuar i Malagës, që i duhet të shesë me patjetër për të mos rrezikuar përjashtimin nga La Liga 2 për shkak të bilanceve negative financiare.

Klubi bardheblu është gati të dëgjojë ofertat për 22-vjeçarin dhe “AS” mëson se ditët e fundit ka patur zhvillime konkrete. Gazeta spanjolle mëson se klubi katalanas i Espanjol është drejtuar me një ofertë prej afro 2 milionë eurosh për të bërë të tijin fierakun.

Raportohet se Malaga kërkon të paktën 3 milionë euro nga shitja e Bares dhe si rrjedhojë ata e kanë refuzuar ofertën e parë për mesfushorin e kombëtares sonë. Kujtojmë se Espanjol do të luajë pas shumë vitesh në La Liga 2 dhe Bare dëshiron të bëjë një hap më të madh dhe t’i bashkohet një klubi të La Liga.

Nga ana tjetër Malagës i duhet të shesë me patjetër sepse duhet të gjenerojë 5 milionë euro të ardhura për të evituar dënimin. Një qëllim lehtësisht i arritshëm ky për këtë klub, me Baren, që pritet të ndërrojë ekip dhe të shpëtojë klubin nga përjashtimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje