Basketbollisti turk Enes Kanter, që luan në NBA me ekipin e Boston Celtics, ka folur në lidhje me marrëdhënien që ka me basketbollistët e tjerë të vendit të tij, që ashtu si ai luajnë në Amerikë.
“Këtu janë edhe Ilyasova, Osman dhe Korkmaz. Kur luajmë ndaj njëri-tjetrit, asnjëri prej tyre nuk më fvlet. Por kjo ndodh sepse kanë frikë nga qeveria turke.
Nëse shohin ndonjë foto apo video që ne flasim mes nesh, ata mund të jenë në telashe si unë”, tha Kanter, i akuzuar shpesh nga presidenti Erdogan se pjesëmarrës në grushtin e shtetit disa vite më parë.
“I pyes shpesh si janë, si ia kalojnë, por nuk marr përgjigje. Kjo më dhemb, por e di që kanë frikë dhe janë të trembur.
Me Ersan kam luajtur tek Oklahoma, ndërsa Cedi e Furkan kanë luajtur me vëllanë tim në kombëtare. Gjithsesi, unë lutem për ta dhe për kombëtaren e vendit tim, që të fitojë”, tha Kanter.