Erjon Braçe sulmon Safet Gjicin dhe Armand Dukën: As maskë dhe as dsitancë, më lajmëroni kur të gjobiten!

21 Korrik 2020, 19:48Sport TEMA

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka sulmuar presidentin e FSHF-së Armand Dukën dhe kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, pas vizitës që këta të dy bën ditën e sotme në stadiumin e ri të verilindorëve.

Sulmi i Braçes vjen pas mos respektimit të masave nga Duka dhe Gjici të cilët nuk ishin të pajisur me maska dhe nuk respektuan distancimin social, duke përcjellë një shembull negativ, ndërkohë që duhet të bënin të kundërtën.

“URDHERONI;
BRENDA, AS MASKE E AS DISTANCE!
DUHET TE JENE SHEMBULL!

Tani me lajmeroni kur te gjobiten!

Te gjithe te barabarte para ligjit te pakten, se para semundjes keta jane ndryshe, jane trima!”, shkruan Braçe. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje