“Gjenerali u ngrit dhe bëri një shenjë gjithë nervozizëm. Dikush më mbërtheu nga qafa. Fola: “Es que vous parles français?”
Ai më pa dhe m’u përgjigj: “Ju polakët jeni të ndyrë!” I thashë frëngjisht se nuk isha polak, por shqiptar! Atëherë vetëtimthi më doli para syve figura e priftit që m’u ngjit e më pyeti se ku ishin shokët e tjerë.
Prandaj u gëzova shumë dhe mora guximin dhe i thashë gjeneralit: “Luftë është, tani vdes unë, nesër ju. Sa për gjermanë unë njoh, madje dhe me emra.” Ai u ngrit më këmbë, i gëzuar më buzëqeshi dhe më tha: “Cilët janë?” Unë iu përgjigja: “Njoh Gëtën dhe Shilerin!”
Atij i ndryshoi menjëherë shprehja e fytyrës. Më tha: “Po ti ç’je?” “Jam një poet shqiptar. Po që të bindeni se unë jam shqiptar dhe informatori juaj ju ka mashtruar, ju lutemi i telefononi ministrit tonë Ernest Koliqi, që më njeh, që e di se kush jam e pastaj më vrisni.”
Gjenerali depërtonte në mendimet e mia duke më vështruar drejt e në sy. Unë rrija i qetë dhe i lumtur se nuk i paskëshin zënë të tjerët. Ishte prifti që më kishte spiunuar si polak… Togeri që përkthente quhej tenente Kok. Gjenerali i foli gjermanisht togerit Kok dhe ky mori në dorë receptorin e telefonit.
Unë e dija përmendësh numrin e telefonit të Koliqit, se më parë kisha shkuar disa herë në zyrat e tij dhe sekretari, njëfarë Shestani, më kishte dhënë shumë pasaporta për malazeztë e për grekët, shokët tanë, ish-të dënuar.
(Koliqi më kishte pritur përzemërsisht dhe më kishte uruar që të shpëtoja e të shkruaja vjersha, pasi ai e dinte, që kur e kisha profesor në Ujë të Ftohtë, se bëja vargje). Ia dhashë numrin togerit, i cili e mori menjëherë. Unë u shqetësova, se Koliqi, duke dëgjuar zërin e Gestapos, ndoshta do t’u thoshte se cili isha unë: luftëtar në Spanjë e të tjera.
Togeri Kok, që ishte tmerri i Romës (këtë e mora vesh më vonë), pas pak nisi bisedën: – Na falni për shqetësimin, kemi këtu një… që pretendon se ju njeh. – …(Fliste Koliqi.) – Quhet Petro Marko… – …(Fliste Koliqi.) M’u drejtua mua: – Ku e keni njohur dhe çfarë ka botuar Koliqi?- Unë i flisja dhe ai përsëriste në telefon: Në Vlorë, e kishit nxënës, keni botuar “Hija e Maleve”, “Gjurmët e stinëve”…
Ju ka kushtuar dhe një vjershë në “Leka”… – …
(Fliste Koliqi.) – Ju faleminderit shumë dhe na falni për shqetësimin në këtë orë! –tha togeri Kok… Pastaj foli me gjeneralin, gjermanisht.
Ai bëri tri shenja. Më vështroi në sy dhe tha shkurt: – Falëndero Gëten dhe Shilerin. Më morën dhe që andej më shpunë në burgun “Rexhina Çeli”, në një birucë me tetë të tjerë. Aty ishte dhe një jugosllav e një grek. Pas ca ditësh erdhi në burg për takim sekretari i Koliqit.
Më tha të rrija i qetë se do të kujdesej Koliqi. E vërteta është që Koliqi më shpëtoi jetën, se atje ku më shpunë mua: Pensione Xhakarini, rruga “Sicilia”, 10, ishte qendër e Gestapos dhe që aty asnjë nuk kishte dalë i gjallë. Edhe nëse kishte dalë i gjallë ndonjë, kishte dalë invalid përjetë. Këto i mësova në birucë, nga shokët me të cilët flisja, që u thashë se ç’më kishte ndodhur.
Aty mësova se Pensione Xhakarini ditën përdorej si klub i klasit të parë, ku shkonin familje aristokrate dhe pinin ose kërcenin, kurse pas orës 22 kthehej në zyra të Gestapos si në Via Taso. Aty mësova se togeri Kok ishte tmerri i antifashistëve dhe patriotëve, agjent besnik i Hitlerit, kriminel i regjur. Pra, Koliqi më shpëtoi jetën dhe u interesua për mua duke më dërguar sekretarin e tij.
Pas pak ditësh erdhi për t’u takuar me mua peshkopi i Leros (unit). Më takoi dhe me një zë prej kallogjeri më thoshte: “Të na falësh, o bir, se ai nuk ishte prift, po djalli vetë, ai ishte djalli vetë”.
Më tha se e kishte dërguar vetë peshkopi i Via Po-së të më pyeste se ç’dëshiroja, ç’ndihma donim dhe ta dinim se ai i mallkuar nuk ishte prift, po djall i veshur tani vonë prift nga gjermanët. Siç mora vesh më vonë, atë dhe togerin Kok i vranë partizanët italianë.” Marrë nga “Intervistë me vetveten” (Retë dhe Gurët)
Ashtu de, dritehije, prandaj mbetemi te percare se kemi seder ekstreme e o e imja o s’ka, te gjithe kane vlera e kusure, po kjo bardhe e zi nuk I shkon demokracise, per me teper qe na bashkon e ardhmja se te gjithe kane familje e kur eshte mire tjetri, je dhe ti
Hera e parè qè lexoj kètè ngjarje tè tè madhit Petro Marko dhe siç e pèrshkruan vèrtet situata nè atè kohè ishte e rrezikshme pèr kèdo dhe jo mè pèr Petro Markon .Nqse gjermanèt do tè zbulonin se ishte pjesmarrès i luftès sè spanjès e pushkatonin menjèher.Sjellja e E,Koliqit vèrteton s e ka ndihmuar por besoj se janè studjuesit nè bazè tè dokumentave tè pèrcaktojn sa ka influencuar figura e tij me fashizmin dhe nazizmin .
Si perfundim kuislingun Koliqi do na e nxirrni agjent sovjetik e deri komunist qe ishte futur ne qeverine kukull filonaziste vetem e vetem per te “ndihmuar” levizjen nacional-clirimtare dhe ate internacionale!!!
Po kujt i intereson Koliqi apo dhe Camaj dhe te tjere qe nuk dihet si ka qene situata atehere! Kujt i duhet se nga ka qene mamaja e Skenderbeut?
Kjo histori tregon se Koliqi i mbronte shkrimtaret qe njihte, dhe mir bente. Per kete duhet pershendetur.
Por nga ana tjeter, tregon se Gestapo kishte besim dhe respekt te madh per Koliqin, dhe kete besim nuk e ka fituar “badjava”
Funksionon si me çmim shumice!! Kur ja ka futur 5-6 veteve njerin e ke falas…..
KolAboracioniste si Koliqi ishin ne radhe te pare patriote qe donin nje Shqiperi te bashkuar, nderkohe qe Anglia fliste hapur per dhenien e jugut te vendit Greqise.
Prandaj para se ti etiketojme figurat tona qe nuk kane marre njerez me qafe e kane shpetuar sa mundnin, te hedhim nje veshtrim te paanshem mbi veprimtarine e tyre para e gjate luftes.
Gjenerali I famshem gjerman Heinz Guderian shkruan ne librin e kujtimeve te veta personale
” komandanti I tankeve” nje detaj
qe ka te beje me krimet e luftes dhe menyren se si komanda e larte gjermane kishte standarte te dyfishta ne raste te ndryshme .
Tekstualisht sipas shkrimeve te tija:
“Gjate operacjoneve tona ne bashkimin sovjetik komanda e larte nuk jipte asnje instruksjon ose mbyllte njerin sy per sa I perket krimeve te luftes . Ndersa ne ndryshim te plote me ate se cfare bene ne vendet predominante sllave lindore , ushtria gjermane perpara se te merrte nen kontroll
Shqiperine dhe Kroacine kishte urdhera direkte per menyren se si duhej te sillej me popullsite lokale te ketyre dy vendeve”. Me tej ai shkruan ” urdhri I komandes se larte gjermane thoshte se ushtria gjermane duhet te jete e kujdesshme me menyren se si sillet me popullsite lokale ne Shqiperi dhe Kroaci sepse keto popuj kane aspirata te perbashketa me popujt gjermane “.
E ketu nuk behet fjale per nazizmin e Hitlerit dhe kaskes se tije por behet fjale per ate se cfare prezantonte nje gjermani autoktone europiane e fuqishme
per nje popull tjeter autokton I cili ashtu si edhe gjermania e mbas luftes se pare boterore ishte copetuar dhe torturuar nga fqinjet sllav dhe veglat e tyre. Vetem me ardhjen e gjermaneve vendimet e konferences se paqes u hodhen ne koshin e plehrave dhe trojet shqipetare u bashkuan .
Zoti Koliqi si nje akademik I mire edukuar me ndryshim nga komunistet injorante me zemer sllave I dinte mire keto fakte historike dhe jetesore per kombin fisnik shqipetare. A kishin dijeni keta komuniste injorante se si bajonetat ruse dhe sllave kishin masakruar kombin shqipetare per me se 100 vjete duke krijuar shtete fallco ne trojet shqipetare.
Busulla e cdo patrioti te vertete shqipetare duhet te jete ceshtjes kombetare dhe jo ideologjite boshe pa asnje sens praktik .