Pas thirrjes në Gjykatë për kallëzimin e bërë nga Besa Shahini, sot kryetari i FRPD, Belind Këlliçi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.
I pyetur për këtë ceshtje, ai konfirmoi se u thirr nga Prokuroria për të dëshmuar më shumë mbi kallëzimin penal qe ai ka depozituar ndaj Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre.
Ajo që vlen për tu theksuar është se z. Këllici shoqërohej jo nga avokati i tij, por nga nipi i Agron Kuliqit, Lisandër Hoxha, njëkohësisht edhe zv/kryetar i FRPD. Kujtojmë se Kuliqi ka qënë nga figurat më të rëndësishme të Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes Berisha, ku është përfolur për afera korruptive dhe lidhje të forta me krimin e organizuar, sic ishte dhe vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj. Sic duket Këllici ka shpresuar se prezenca e nipit të tij do të vëndosë autoritetet ligjzbatuese nën presion.
E gjithë historia filloi në mbrëmjen e 17 Majit, kur në oren 04:30, forcat e Policisë së Shtetit, reparti Shqiponja, kanë shoqëruar artistë dhe qytetarë që ishin në protestë kundër shembjes së Teatrit Kombetar.Mes te ndaluarve ishte dhe z.Këllici, i cili u mor me dhunë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe me pas në Komisariatin nr.6.
Pamjet e shoqërimit të z. Kellici bënë xhiron e mediave në vend dhe sollën gjithashtu reagimet e ashpra te organizatave rinore në Europë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Këllici u shpreh se:
“Pas këtij episodi, Ministri Brendshëm Sander Lleshaj u shpreh krenar per punen dhe nderhyrjen e forcave te Policise se Shtetit dhe deklaroi publikisht se Policia nuk kishte perse te mbante nr. identifikimi gjate ketij operacioni dhe se pas sjelljes se cdo polici, ishte fytyra e vete Ministrit.
Fakti qe Ministri i Brendshem me nxitim dhe krenari ve ne dispozicion fytyren e tij, si simbol i atyre qe jane te paret qe shkelin ligjin, dhunojne qytetaret dhe ironikisht, e bejne kete gje nen justifikimin e “mbrojtjes se ligjit”, eshte evidence e mjaftueshme se Shqiperia dhe demokracia ne vend eshte ne rrezik, se shteti ka rene, dhe se Shqiperia po lengon nga plaget e pafundme te kesaj qeverie.
Beni si them une por mos beni si bej une, eshte e vetmja moto qe njeh kjo qeveri. Ndaj kjo qeveri, me gjithe Sander Lleshajn dhe fytyren e tij qe perfaqeson ata qe e kane shkelur ligjin me te dyja kembet, kane marre fund!” – përfundoi Këllici