Rudina Hajdari: Listat e hapura fuqizojnë qytetarin, s’ka njeri që mund ta ndalë këtë furtunë ndryshimi

23 Korrik 2020, 19:35Politika TEMA

Edhe pas takimit të sotëm të Këshillit Politik, Rudina Hajdari përsëriti thirrjen e saj drejtuar opozitës jashtë parlamentit që të mbështesë listat e hapura.

“Nuk kam reshtur çdo ditë duke ecur në rrugët e Tiranës, ku kam takuar qytetarë, për të marrë mbështetje për atë që po luftojmë, për listat e hapura.

Çdo ditë më ndalojnë qytetarët në rrugë dhe më thonë; ec përpara. Ka pasur dhe nga ata njërës të PD, që më janë afruar dhe më kanë thënë; që jemi të zhgënjyer që PD nuk e pranon këtë hap që do sjellë ndryshim në Shqipëri.

I kam kërkuar PD që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të votohen në 30 korrik. Besoj që çdo demokrat e do që në atë parlament të vijnë ata njerëz që do përfaqësojnë atë popull.

I bëj thirrje çdo gruaje, nënë, çdo njeriu që është zhgënjyer nga kjo klase, që të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Vetëm kështu mund të sjellim ndryshimin në Kuvend.

Në atë Kuvend do të miratohen ligje që s’do të jenë më për koncesione, por për rritje të cilësitë së jetës dhe arsimit. Deputetët sot nuk kanë fjalën e tyre të lirë.

Nuk kanë argumente. Lista e hapura do e fuqizojnë qytetarin. Këtë furtunë ndryshimi se ndal dot njeri. I duhet vendit”, u shpreh Rudina Hajdari.

1 komente në “Rudina Hajdari: Listat e hapura fuqizojnë qytetarin, s’ka njeri që mund ta ndalë këtë furtunë ndryshimi”

  1. Ilir says:

    Ne fakt listat e hapura kane te bukuren e tyre. Ka patur raste, si ne Angli, ku kryetari i Labour-ve Corbyn, humbi vendin ne parlamentin britanik, per shkak se mori me pak vota se kundershtari, ne zgjedhjet e fundit te dhjetorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje