Nusja nga Norvegjia dhe dhëndri nga Suedia dhanë e morën zotimet e tyre në një ceremoni të mbajtur në kufirin midis dy vendeve, të ndarë vetëm me një fjongo të bardhë.
Të gjithë ishin fizikisht në vendin e tyre, duke iu përmbajtur masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Çifti i tha BBC-së se ata nuk mund të prisnin më vendimin për të hequr kufizimet, dhe është gjithashtu interesante që nusja bënte shaka për idenë e një martese të tillë.
“Ne nuk donim të ndryshonim datën e planifikuar më parë …, ne donim të martoheshim!”, thanë ata.
Duke pasur parasysh që Suedia kishte një qasje shumë më të qetë në luftën kundër koronavirusit në krahasim me vendet e tjera evropiane, vendet fqinje si Norvegjia nuk e vendosën atë në listën e vendeve në të cilat lejohet të udhëtohet.
Kështu që çifti vendosi të shkëmbejë premtime në një pyll në rajonin juglindor horvegjez të Holebekk-ut, në kufirin me Suedinë. Të porsamartuarit rrinin në anët e kundërta, të ndarë vetëm nga një fjongo e bardhë.
Nusja Camilla Oyjord tha se ajo bëri shaka me propozimin për një martesë të tillë, por miqtë dhe anëtarët e dy familjeve e pranuan idenë me entuziazëm.
Dhëndri Alexander Clern u tha gazetarëve se as ai dhe as e zgjedhura e tij nuk prisnin asnjë nga miqtë e tyre të ngushtë të merrnin pjesë në ceremoni, pasi rruga për në vendin e zgjedhur çon përgjatë një shtegu të gjatë pyjor. Në fund, ata të dy u emocionuan nga numri i të ftuarve në ceremoninë e dasmës së tyre në pyll.
Midis të ftuarve ishin dy oficerë policie. Ata u siguruan që askush të mos kalonte kufirin.
“Policia me mirësi na pyeti nëse dhe ata mund të merrnin pjesë në ceremoni. Sigurisht që ne i pranuam,” thanë të porsamartuarit.
Po si do t ja bejn per te qimen e nates s marteses..
Apo secili n krevat t vet,tu mastrubu,nen vezhgimin e policit t kufinit,i lumtun qe s osht shkel ligji..
Ti vet o Qinan paske njel pa qi, pranej po i qa hallin dhondrit ene nuses.
Sa prekese, o plaku Mere!
Keta mund te vazhdojne ne te ndare edhe ke vite por te lumtur ne shoqerine e dikujt tjeter. Dihet nordiket sa te zjarrte dhe besnike jane ne çift. Shume bukur me trashegime ne te dyja anet e kufirit.